minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Stina e partive të reja dhe e qasjeve të vjetra opozitare

0

Nga Alfred Peza

Gjykata e Tiranës regjistroi orët e fundit, partinë e re “Lëvizja për Ndryshim”, të ish Kryeparlamentares Jozefina Topalli. Pak javë më parë, disa deputetë të opozitës së re parlamentare me në krye Myslym Murrizin, regjistruan një tjetër parti. Përpara tyre ishte krijuar partia e Astrit Patozit. Ndërkohë që në ditët në vijim, pritet që spektrit politik, ti bashkohen edhe parti të tjera të reja opozitare.

Nga dhjetori i 1990 e deri në vitin 2017 në Shqipëri, ishin të regjistruara zyrtarisht 127 parti politike të të gjithë spektrit, nga e majta në të djathtë. Pavarësisht se shumë prej këtyre partive janë aktualisht fiktive ose inekzistente, fakt është se ujërat janë turbulluar sërisht. Realitetet e reja politike që po hyjnë në lojë, tregojnë se ende ka vend për alternativa, që do zëvendësojnë aktorët e vjetër të skenës opozitare.

Këtë radhë, mundësitë janë më të mëdha se kurrë më parë, për shumë arsye:

Advertisement

E para, dalja e “Opozitës së Bashkuar” nga sistemit politik dhe demokratik i vendit, pas djegies së mandateve të deputetëve, krijoi një vakum brenda lojës institucionale të pushtetit legjislativ. Hapësira e re u mbush vërtetë në disa raste nga deputetë të fundlistave të PD dhe LSI, që nuk kishin stofin e duhur për një përfaqësim politik në lartësinë e lojës parlamentare.

Boshllëk i krijuar i dha mundësi disa të tjerëve, të performojnë më mirë se shumë prej atyre që ishin aty, përpara tyre. Sikundër koha prej afro dy vjetësh në lojën e madhe politike të vendit, u krijoi hapësira që nuk do ti kishin kurrë në asnjë rrethanë tjetër, ndaj e shfrytëzuan. Rruga e shtruar, mund të shërbejë si trampolinë për disa prej tyre, që të rikthehen sërisht në atë sallë, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

E dyta, reforma e re elektorale ka krijuar një klimë më favorizuese për partitë e reja dhe ato të vogla politike, për një përfaqësim të mundshëm në Kuvendin e ri. Pragu elektoral prej 1%, krijimi i koalicioneve parazgjedhore dhe mundësia që liderët e partive të tyre te mund të garojnë në 4 qarqe të ndryshme të vendit, jep më shumë shanse se çdo herë tjetër.

Bashkimi i disa partive politike të reja ose të vjetra opozitare, në një listë të përbashkët kandidatësh për deputetë përmes një taktike fituese, maksimizon mbështetjen lokale të kandidatëve potencialë drejt një përfaqësimi kombëtar të koalicionit të tyre. Përshembull: Nëse Topalli garon në 4 qarqet e veriut, Patozi të Shqipërisë së Mesme dhe Murrizi të jugut e kështu me radhë, atëherë shanset shtohen.

Advertisement

E treta, mundësitë e partive dhe realiteteve të reja opozitare shtohen, po të kemi parasysh se stina e tyre politike është e mbarë kur partitë e vjetra opozitare dhe koalicioni i tyre është në amulli të plotë. Kurrë nuk ka ndodhur këto 30 vite, që opozita që pretendon të rikthehet pas 8 vjetësh në pushtet, të mos ketë as lidership të qartë, as të unifikuar e as të bashkuar.

“Opozita e Bashkuar” nuk ka përcaktuar ende nëse do dali me një listë të përbashkët kandidatësh për deputetë në këto zgjedhje, apo do të kemi dy apo tri koalicione paraelektorale mes tyre. Ende nuk kanë një program politik të diskutuar e të gjithpranuar, një program elektoral, një platformë qeverisëse për të ardhmen e vendit. Sikundër ende nuk e kanë caktuar ende zyrtarisht as siglën, as slloganin…

E fundit, PD, LSI dhe aleatët e tyre më të vegjël në vend që të fokusohen tek një fushatë elektorale në kushtet e pandemisë globale, për të përcjellë mesazhin e vet të së ardhmes tek çdo votues potencial, vijojnë me avazin e vjetër. Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi e Ilir Meta kanë zgjedhur si aleat virusin përmes përhapjes së lajmeve të rreme dhe terrorit, si mjet për të mundur qeverinë.

Lajmet e rreme për qindra kufoma të paqena nga covid-19, të cilat sipas Lulzim Bashës po fshihen nga strukturat e specializuara, janë modeli i një lidershipi të vjetër opozitar. Në pamundësi për ti ofruar shqiptarëve projektin e ri të shpresës për të ardhmen, Kryetari i opozitës sonë të vjetër po i ofron si ofertë qytetarë, gogolin e frikës së tij nga humbja në pranverë.

Advertisement

Në këto kushte, fushatë elektorale që kemi përpara, e favorizon si kurrë më parë jo vetëm krijimin dhe ekzistencën e partive të reja politike. Por, edhe një garë dinjitoze të tyre, përmes ekipesh dhe ofertash të reja për popullin opozitar, që më shumë sesa për rikthimin e fantazmave të frikërave të së shkuarës, ka nevojë për dritën e shpresës së re të së ardhmes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit