minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Përtej Koloseut, 8 vende që zbulojnë historinë e fshehur të Romës

0
Përtej Koloseut, 8 vende që zbulojnë historinë e fshehur të Romës

Perandoria Romake lulëzoi rreth 2000 vjet më parë dhe i la pas njerëzimit një trashëgimi të jashtëzakonshme, gjurmët e së cilës mund të gjenden në shumë vende. Megjithatë, asnjë qytet më mirë se Roma nuk ruan ende lavdinë e përjetshme të kësaj perandorie.

Shumica e turistëve vizitojnë disa nga pikat më të famshme antike si Koloseu ose Panteoni, por në kryeqytetin e Italisë ka shekuj të tërë historie. Përtej rrënojave antike, gjenden dhe ato të mesjetës apo kohës së luftës midis qytet-shteteve të Italisë, si dhe epokës fashiste, kur Musolini ëndërronte t’i tregonte botës perandorinë e tij “të re” italiane. Po rendisim më poshtë tetë nga vendet më të mira për të eksploruar trashëgiminë e fshehur të Romës.

1. Më e mira për pasuri dhe histori: Domus Aurea

E njohur edhe si “Shtëpia e Artë e Neronit”, siti arkeologjik i Domus Aurea nuk është aq i njohur sa Koloseu, Forumi Romak apo Panteoni, por duhet të jetë. Pallati i lashtë u ndërtua nga perandori Neron në vitin 64 të erës sonë. Sipas historianit të lashtë Suetonius, pallati ishte i stolisur me ar, gurë të çmuar dhe një sallë banketi rrethore. Shumë nga këto detaje të pasura janë zhdukur, por një numër befasues ka mbetur, si p.sh afresket shumëngjyrëshe. Domus Aurea është mbyllur disa herë, pasi ka pësuar dëme nga përmbytjet pas shirave të dendur në vitin 2010. Sot, ky sit është i disponueshëm për vizitorët vetëm me rezervime paraprake dhe turne të drejtuara nga arkeologët. 

Advertisement

 2. Më e mira për arkitekturën fantastike: Quartiere Coppedè

Atë që ishte Gaudi për Barcelonën, ishte arkitekti Gino Coppedè në Romë, megjithëse pak vizitorë në kryeqytetin italian e njohin atë sot. Kjo mund të jetë sepse, për të parë punën e tij, duhet të vizitoni një lagje të vogël në veri të qendrës historike të Romës. E projektuar tërësisht nga Coppedè midis viteve 1915 dhe 1927, Quartiere Coppedè nuk duket aspak si pjesët e tjera të Romës. Është një përzierje fantastike e stileve barok, manieriste, mesjetare dhe madje edhe të stileve të lashta greke. Mendoni për pallatet e stilit venecian, frëngjitë e stilit mesjetar dhe madje edhe një hark që të kujton Romën e Lashtë, të gjitha në një vend.

3. Më e mira për artin e hershëm të krishterë: Katakombet e Santa Priscilës

Shumë pak të famshme, por magjepsëse janë Katakombet e Santa Priscilla, të vendosura në veri të qendrës historike në Via Salaria. Të përdorura për varrosje nga shekulli III deri në atë të VI, katakombet ishin vendprehja e martirëve të shumtë dhe shtatë papëve të ndryshëm, duke i bërë ato një nga vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit në Romë. Sot, tunelet nëntokësore mbeten të zbukuruara me ikonografi të hershme të krishterë, duke përfshirë atë që interpretohet si imazhi më i vjetër i Virgjëreshës Mari, që daton në shekullin e 3-të. Akoma më interesante është se disa prej këtyre afreskeve kanë ndezur debat rreth përfshirjes së hershme të grave në Kishë. Në njërën prej tyre duket një grua duke udhëhequr një banket, dëshmi kjo për gratë që kanë qenë më të përfshira në Kishën e Hershme të Krishterë.

Advertisement

4. Më e mira për artin bashkëkohor: Mattatoio

Mattatoio nuk është si muzetë e tjerë të artit bashkëkohor. Ai është i vendosur në një ish-thertore. Sot, pavijonet masive ku dikur ishin zonat e dedikuara të therjes së derrave, janë rilindur si vende për artin bashkëkohor të të gjitha llojeve. Mendoni punëtoritë e dikurshme që sot ekspozojnë piktura, e ku realizohen edhe shfaqje të drejtuara nga studentë të Akademisë Kombëtare të Artit Dramatik.

5. Më e mira për artin dhe skulpturën e lashtë: Palazzo Massimo alle Terme

Ky muze shpesh quhet “muzeu arkeologjik” kryesor i Romës. Palazzo Massimo alle Terme ekspozon gjithçka të lashtë, pikturat, skulpturat e jashtëzakonshme prej bronzi dhe mermeri, e madje edhe sarkofagë. Aty gjenden edhe kopjet e lashta romake të Diskobolusit të shekullit të 5-të p.e.s. Më magjepsëse nga të gjitha, janë zonat e muzeut ku ruhen mure me afreske, të gjetura nga vilat e lashta. Ato janë rindërtuar në mënyrë që të mund të ecni vetë nëpër dhoma, ashtu siç do të kishte bërë Livia, gruaja e perandorit August. 

Advertisement

6. Më e mira për të rimenduar historinë: EUR

Dëshironi të shihni diçka tjetër nga pallatet e Rilindjes dhe rrugët me kalldrëm? Konsideroni “EUR” si një dritare të rrallë të një epoke që shpesh kalon pa u vërejtur, në muzetë kushtuar të kaluarës së lavdishme të Romës. Një lagje në jug të qytetit, EUR (Ekspozita Universale Rome), u projektua dhe u ndërtua nën syrin vigjilent të Benito Musolinit, për të pritur Panairin Botëror të vitit 1942. Ky Panair i Ekspozitës Botërore, natyrisht, nuk ndodhi kurrë. Por ndërtimi vazhdoi pas Luftës së Dytë Botërore me shpresën për ta bërë atë një zonë biznesi. Nga vitet 1960, lagjja ishte bërë simbol i arkitekturës fashiste dhe më bashkëkohore që mund ta shihni edhe sot.

7. Më e mira për afresket e jashtëzakonshme: Palazzo Farnese

Në zemër të Romës, në një nga sheshet e saj, qëndron një nga pallatet më të bukura të qytetit që është ndërtuar për një papë. I projektuar nga të gjitha yjet e Rilindjes, duke përfshirë Michelangelo-n, Giacomo della Porta dhe nga disa prej piktorëve më të mirë të fillimit të shekullit të 16-të. Palazzo Farnese tani është shtëpia e Ambasadës së Francës, por konsiderohet një nga xhevahiret më të bukura të qendrës së qytetit.

Advertisement

8. Më e mira për artin mesjetar: Bazilika e Santi Quattro Coronati

Bazilika e Santi Quattro Coronati, është e vendosur jo shumë larg nga Koloseu. Nga jashtë, duket më shumë si një kështjellë mesjetare. Kjo për shkak se kisha u themelua në shekullin e 4-të, por u dogj deri në themel gjatë grabitjes së Romës në vitin 1084 dhe u rindërtua me fortifikime. Sot, kisha ka një manastir funksional, por nuk është vetëm arkitektura dhe fryma fetare që të kthejnë pas në kohë, pasi ky vend ruan ende detaje mahnistëse.


http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 201117102049 02 ancient romans eating restricted 1024x576

<!–

Advertisement

–>

Festat e babëzitura të aristokracisë romake

Advertisement


romaket 1024x576

<!–

–>

Advertisement

Dieta ushqimore e romakëve të lashtë, një kuzhinier po rikthen recetat e tyre të vjetra

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit