minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pronari i restorantit i ofron punë hajdutit që përpoq të vidhte në biznesin e tij

0
Pronari i restorantit i ofron punë hajdutit që përpoq të vidhte në biznesin e tij

Dikush theu xhamat dhe tentoi të futej në restorantin e Carl Wallace në Georgia, gjatë fundjavës.

Në vend që ta denonconte apo të mundohej të identifikonte të riun nga kamerat e sigurisë, pronari i biznesit u kundërpërgjigj në një mënyrë krejt të pazakontë. Duke i ofruar të dyshuarit një punë.

“Asnjë polic, asnjë pyetje. Le të ulemi dhe të flasim se si mund t’ju ndihmojmë për të shkuar drejt një rruge më të mirë”, shkroi Carl Wallace në një postim në Facebook, krahas imazhit ku dukej dera e copëtuar.

Carl tha se dikush hyri në restorantin e tij rreth orës 4 të mëngjesit dhe ishte jashtë për rreth 45 sekonda pasi alarmi u ndez. Ai tha se reagimi i tij fillestar ishte zemërimi dhe zhgënjimi por më pas u ndje keq për personin në fjalë.

Advertisement

“Të vjen keq për rrugën që ka zgjedhur në jetë. Të bën të mendosh për rreziqet në të cilat ky person e vendos veten, sa herë që e bën këtë. Kjo do jetë thjesht një përpjekje për të ndihmuar dikë që është qartazi në rrugën e gabuar të jetës”, u shpreh ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit