minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Agron Gjekmarkaj në mëngjes, në drekë, pasdite, në darkë…

0

Nga Aranit Muraçi

Një ndër debatet politike pa asnjë kuptim, absurd, por edhe pa vlerë  ka qenë dhe mbetet në këto 30 vite data e Çlirimit të Shqipërisë. Ështe 28 apo 29 nëntori!

Mbetet çështje e debatueshme mes kampeve politike, kjo për arsyen e mungesës së historianëve, ose për shkak të injorimit të politikës karshi tyre.

Agron Gjekmarkaj është shpallur intelektual dhe përkatësisht: profesor historie.

Advertisement

Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të flitet prej tij për datën e saktë të Çlirimit, sikurse nuk di të ketë botuar ndonjë studim shkencor për historinë e debatueshme të vendit tonë.

Atëherë, për çfarë flitet kaq shumë dhe me kaq saktësi prej tij, duke qenë aq i preferuar nga mediat, majtas dhe djathtas, po aq sa nuk dihet se ku e gjen kohën, për të ndërruar ekranet nga njëra studio në tjetrën dhe për të vënë pikat mbi “i”.

Në mëngjes dje u shfaq te Syri, nga dreka shfaqet në një studio tjetër, te ABC-ja.

Vetëm pak momente më pare(dje), pasdite, ishte në “News-24”,  në një emision politik ku foli për më shumë se 30 minuta.

Advertisement

Dhe më pas, pas rreth një ore shfaqet në një ekran tjetër “Top Channel” në një debat që zgjat mbi dy orë.

Pritet të dalë nesër edhe te Sokol Balla, Blendi Fevziu dhe të premten tek Arjan Çani.

Refreni dhe fenomeni ‘Gjekmarkaj’ përsëritet çdo ditë.

Para zgjedhjeve të 25 prillit ai është shpallur zyrtarisht edhe kandidat për deputet.

Advertisement

Cila është logjika që ai, si përfaqësues i zërit opozitar, të shfaqet nga njëri ekran në një tjetër më shpesh se edhe vetë kreu i PD-së.

A nuk është e padrejtë për vetë opozitën, për intelektin e së djathtës që medoemos ka me qindra njerëz të arsimuar, të drejtë dhe idealistë, të dëgjojë të njëjtën ‘simfoni’ nga mëngjesi deri në darkë.

Nuk është kritikë ndaj intelektualit në fjalë, por kritikë për debatin që ekranet ‘ushqejnë’ çdo ditë.

Kush e gatuan këtë ‘çorbë’, kur në fund të fundit ende nuk dimë prej historianëve tanë se kur u çlirua një herë e mirë Shqipëria nga Gjermania, ku duam të integrohemi aktualisht!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit