Shumë luksoz për presidentin, avioni jepet me qira

Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, ka vendosur të mos e shes avionin e presidencial i cili vlerësohet 218 milionë dollarë, por do ta japë atë me qira.

Obrador tha këtë të hënë se qeveria ka hasur vështirësi për ta shitur avionin Boeing 787 Dreamliner, të cilin ai e konsideron shumë luksoz dhe ka refuzuar ta përdorë atë që kur mori detyrën në vitin 2018.

Avioni do t’i dorëzohet Omelca-Maya-Mexica, një kompani e cila udhëhiqet nga ushtria dhe do të operojë nga aeroporti ndërkombëtar Felipe Ángeles në Mexico City. Ai do të qëndrojë aty derisa të fluturojë për në aeroportin Santa Lucia, ku do të qëndrojë i parkuar ndërsa do të merret me qira nga klienti i tij i parë.

“Është mbresëlënës, shumë luksoz. Ka nga ata që paguajnë shumë, madje edhe për të shkuar në hapësirë”, ka thënë presidenti i Meksikës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";