minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Danimarka do të marrë me qira 300 qeli burgu të Kosovës

0
Danimarka do të marrë me qira 300 qeli burgu të Kosovës

Danimarka po planifikon të marrë me qira qeli burgu në Kosovë për 300 të burgosur që pritet të dëbohen nga shteti në fund të dënimit të tyre, tha Qeveria e Danimarkës të mërkurën (15 dhjetor).

 

Projekti, i cili synon të lehtësojë mbipopullimin e burgjeve, synon gjithashtu rritjen e kapacitetit të burgjeve të Danimarkës me 326 vende midis viteve 2022 dhe 2025, tha në një deklaratë Ministria daneze e Drejtësisë.

 

Advertisement

Në vitin 2020, rreth 350 të burgosur pritej të dëboheshin nga shteti në fund të dënimit të tyre. Popullsia e burgjeve në Danimarkë është rritur për 19 për qind që nga viti 2015, duke arritur në më shumë se 4,000 të burgosur në fillim të vitit 2021, duke tejkaluar 100 për qind të kapacitetit sipas statistikave zyrtare.

 

Në të njëjtën periudhë, numri i gardianëve u tkurr për 18 për qind në këtë shtet skandinav me 5.8 milionë banorë, i cili njihet për burgjet e hapura për të burgosurit me dënime me më pak se pesë vjet.

 

Advertisement

“Do të kemi mungesë për deri në 1,000 vende në kapacitetet e burgjeve deri në vitin 2025”, tha në deklaratë Ministri i Drejtësisë, Nick Haekkerup.

“Me marrëveshje është rënë dakord që të merren me qira 300 burgje në Kosovë dhe të zgjerohet kapaciteti i burgjeve në Danimarkë për disa qindra vende”, thuhet në deklaratë.

 

Kosova kishte 1,642 të burgosur në vitin 2020, përkatësisht 97 për qind të kapacitetit të saj, sipas Raportit Botëror të Burgjeve të Universitetit të Londrës.

Advertisement

Më parë Norvegjia dhe Belgjika kanë marrë me qira qeli burgu në Holandë./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit