minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Si funksionon ilaçi i ri kundër kancerit të gjirit dhe rezultatet ndaj formave më të vështira

0

Në fillim të qershorit, në Kongresin e Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (Asco), u prezantua studimi mbi një ilaç me një emër të ndërlikuar, trastuzumab deruxtecan, që synonte të ndryshonte terapinë e kancerit të gjirit, sidomos për rastet më të vështira. Rezultatet e publikuara njëkohësisht në revistën e “New England Journal of Medicine”, u përshëndetën me ovacione të vazhdueshme.

Në një intervistë për “Focus” doktoresha Lucia Del Mastro shpjegon funksionimin e trastuzumab deruxtecan, kundër kancerit të gjirit, i përbërë nga një antitrup dhe një kimioterapi, i cili është efektiv edhe kundër formave të vështira.

Ekzistojnë disa lloje të kancerit të gjirit, të cilët mjekët i klasifikojnë në bazë të disa karakteristikave molekulare. Krahas kimioterapisë tradicionale, medikamentet e prezantuara kohët e fundit janë të sakta dhe efektive për disa forma, por të padobishme në të tjera. Tre llojet e kancereve të gjirit janë:

Tumoret HER2 pozitive përbëjnë rreth 20% të të gjithë kancereve të gjirit dhe dallohen nga prania e një numri të madh receptorësh HER2, një proteinë që nxit përhapjen e qelizave. Ky receptor përfaqëson një objektiv për disa barna anti-HER2 që janë tashmë në treg.

Advertisement

Tumoret “luminale” karakterizohen nga prania e receptorëve për hormonet e estrogjenit dhe progesteronit dhe nga mungesa ose prania e pakët e receptorit HER2. Këto lloje kanceri përbëjnë rreth 60% të të gjithë kancereve të gjirit dhe trajtohen kryesisht me terapi anti-hormonale, e ndjekur me kimioterapi.

Tumoret e trefishtë negativë nuk kanë as receptorë hormonalë dhe as receptor HER2 dhe përbëjnë rreth 20% të të gjithë kancereve. Ata janë përgjithësisht më agresivë dhe trajtohen me kimioterapi, të shoqëruar me imunoterapi.

Rreth 50% e tumoreve luminale dhe 35-40% e tumoreve të trefishtë negativë mund të kenë një sasi të vogël të receptorëve HER2 dhe quhen HER2-loë. Ilaçet anti-HER2 në treg sot nuk janë të dobishme kundër këtyre formave, por studimi i sapo prezantuar në kongresin e Asco-s ka treguar se trastuzumab deruxtecan mund t’i godasë ato me efikasitet të madh.

Studimi përfshiu rreth 500 pacientë me kancer të gjirit HER2-low, në fazë metastatike dhe të trajtuar më parë me terapitë më të mira të disponueshme.

Advertisement

Disa prej tyre kanë marrë ilaçin e ri, ndërsa të tjerët kanë vazhduar me kimioterapinë e përshkruar nga mjeku. Në pacientët e trajtuar me trastuzumab deruxtecan, rreziku i përparimit të sëmundjes u zvogëlua me 50% krahasuar me kimioterapinë dhe mbijetesa u rrit me afërsisht gjashtë muaj. Për më tepër, një reduktim i ndjeshëm i metastazave u pa në më shumë se gjysmën e rasteve, dhe në vetëm 16% të grave të trajtuara me kimioterapi standarde.

Shumica e pacienteve të përfshira në studim kishin një tumor pozitiv të receptorit hormonal, por një pjesë e vogël kishin një lloj të trefishtë negativ. Përfitimet u panë edhe në këtë grup, por gjetja duhet të konfirmohet me hulumtime të mëtejshme. Studimi bëri gjithashtu të qartë se efektet anësore të ilaçit nuk janë të papërfillshme dhe kërkojnë monitorim të kujdesshëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit