minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Simptomat e kancerit të lëkurës dhe si ta parandalojmë atë

0

Njerëz me kancer të lëkurës diagnostikohen çdo vit në vendin tonë. Shumica dërrmuese e tyre korrespondojnë me kancerin e lëkurës jo-melanoma, i cili zakonisht ka një prognozë të mirë, por ka edhe melanoma të lëkurës, që është më agresiv.

Dermatologët dhe profesionistët e shëndetësisë shpjegojnë se për të zbuluar herët kancerin e lëkurës dhe për të pasur një prognozë më të mirë duhet pasur parasysh: asimetria, ngjyra, diametri dhe evolucionin (nëse ndryshon pas disa javësh). Simptoma të tjera mund të jenë një plagë që nuk shërohet, skuqje ose ënjtje përtej skajit të një nishani ose një ndryshim në sipërfaqen e nishanit.

Jo të gjithë kanceret e lëkurës manifestohen në të njëjtën mënyrë, prandaj rekomandohet të shkoni te mjeku nëse vëreni ndonjë ndryshim në lëkurë (si p.sh. shfaqja e një dëmtimi të ri ose një ndryshim në një dëmtim të vjetër), dhimbje ose kruajtje apo gjakderdhje në disa nishane. Zbulimi i hershëm kontribuon në një prognozë më të mirë.

Parandalimi i kancerit

Advertisement

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon reduktimin e kohës së ekspozimit në diell, veçanërisht në orët e pikut; pini shumë ujë dhe mbroni lëkurën, duke përdorur kremra kundër diellit të përshtatura për çdo lloj lëkure, dhe sytë me syze dielli ose kapele.

Ne duhet t’i marrim parasysh këto masa paraprake sa herë që Indeksi Ultraviolet (UV) arrin një vlerë të barabartë ose më të madhe se 3 dhe jo vetëm kur jemi të ekspozuar drejtpërdrejt në diell, por edhe kur kryejmë aktivitete të përditshme si për shembull shkuarja në punë ose vrapi i mëngjesit.

Në situata vulnerabiliteti si shtatzëni, mosha e thyer, personat me lëkurë të çelur, nishane dhe njolla, duhen marrë edhe më shumë këto masa paraprake, pasi janë faktorë rreziku.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit