minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Skandal në gazetën prestigjioze, fjalëkryqi ka formën e simbolit të ndaluar, ditën e shënuar për hebrenjtë

0
Skandal në gazetën prestigjioze, fjalëkryqi ka formën e simbolit të ndaluar, ditën e shënuar për hebrenjtë

Mijëra lexues së amerikanes New York Times kanë protestuar edicionin e të dielës së kaluar, jo për një editorial thumbues, por për një fjalëkryq.

Bëhet fjalë pikërisht për fjalëkryqin që botohet me edicionin e gazetës prestigjioze, ndoshta një nga më të ndjekurit në botën anglosaksone.

Por që nga mëngjesi i së dielës, u shumëfishuan postimet në rrjetet sociale ku akuzoheshin përgjegjësit e se përditshmes për një gafë të pafalshme, ose më keq për një vendim të vetëdijshëm, që do të ishte vërtet  një gjest i bujshëm.

Selia qendrore e New York Times, nga viti 1896 pronë e familjes me origjinë hebraike Sulzberger

Skema e fjalëkryqit kujtonte në mënyrë të qartë simbolin më të diskutuar të historisë, svastikën naziste. Një simbol që gjendet kudo në lashtësi, si shprehje e diellit, fatit dhe begatisë në kultura të ndryshme, por që nga përfundimi i luftës se dytë botërore është shndërruar në një nga simbolet e ndaluara në perëndim.

Advertisement

Dukshëm imazhi i këtij simboli i ndërtuar mes kutive të bardha dhe të zeza të fjalëkryqit nuk mund të mos mbetej në heshtje. Aq më shumë që gabimi dilte një ditë para një prej festave më të mëdha të hebraizmit, Hanukkah.

Simboli nazist duket qartazi

Përgjegjësit e gazetës tentuan të justifikoheshin se ai ishte thjesht një skemë automatike, dh ese pronësia e gazetës nga viti i themelimit në 1896 nga familja me origjinë hebraike Sulzberger, por më cinikët panë një lidhje me kritikat e shumta që gazeta liberale ka patur në periudhën e fundit ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Nethaniahu, i cili iu përgjigj kritikave politike, por ndoshta edhe gafës se fjalëkryqit , me një postim në Twitter.

“Pasi e kanë kufizuar Shoah në faqet e brendshme të gazetës, dhe pasi kanë demonizuar Izraelin prej dekadash, New York Times tani kërkon të destabilizojë qeverinë legjitime në Izrael. Ndërkohë që kritikohet demokracia e vetme në Lindjen e Mesme, dhe aleati më i madh i SHBA në rajon, do të injoroj këshillat e tyre duke u përqendruar te ndërtimi i një vendi edhe më të fortë”, shkruhej ndër të tjerat në postimin e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit