minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Studimi: Gjumi më pak se 5 orë për moshën 50 vjeç, është i dëmshëm për shëndetin e tyre

0

Gjumi më pak se pesë orë në natë është i dëmshëm për shëndetin e të gjithë atyre që janë mbi 50 vjeç. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në “PLOS Medicine”, i cili ndoqi rreth 8,000 nëpunës civilë britanikë për një periudhë mesatare prej 25 vjetësh.

Të dhënat treguan se personat mbi 50 vjeç që flinin më pak se pesë orë kishin 30% më shumë rrezik për të vuajtur nga sëmundje të shumta kronike gjatë viteve, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që flinin të paktën shtatë orë çdo natë. Rreziku u rrit në 32% për ata mbi 60 vjeç dhe 40% për ata mbi 70 vjeç.

“Më shumë se gjysma e të moshuarve vuajnë nga të paktën dy sëmundje kronike. Ky është një problem madhor për shëndetin publik, pasi shoqërohet me përdorimin e gjerë të shërbimit shëndetësor dhe shtrimet në spital”, tha koordinatorja e studimit Severine Sabia, për Washington Post.

Nuk ka një numër magjik orësh që duhen respektuar për të qenë të shëndetshëm. Nevoja për gjumë ndryshon në bazë të faktorëve të ndryshëm, si mosha apo aktiviteti fizik. Në mënyrë tipike, 7-8 orë konsiderohet një mesatare e pranueshme, por foshnjat flenë deri në 16 orë.

Advertisement

Megjithatë, jo vetëm sasia, por edhe cilësia e gjumit është e rëndësishme. Truri duhet të hyjë në fazën e gjumit të thellë në mënyrë që të konsolidojë kujtesën dhe të pastrohet nga toksinat.

Për të fjetur mirë është e rëndësishme të keni zakone të sakta, të cilat janë pjesë e higjienës së mirë të gjumit. Shmangni shikimin e telefonit inteligjent para gjumit , por gjithashtu hani pak për darkë dhe të keni një dhomë të errët dhe të qetë, me temperaturën e duhur.

Sipas autorëve, studimi ka disa kufizime: ai bazohet në të dhënat e raportuara nga vetë pjesëmarrësit dhe analizoi një pjesë shumë të vogël të popullsisë, nëpunës civilë që punonin kryesisht në Londër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit