minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Të shpenzosh më shumë se 100 mijë dollarë për të jetuar në shpellë

0
Të shpenzosh më shumë se 100 mijë dollarë për të jetuar në shpellë

Jennifer Ayres nga Darlington është në rrugën duke realizuar ëndrrën e saj, të ndërtojë shpellën më luksoze në botë.

Ajo është me profesion inxhiniere ujërash dhe pasi u zhvendos në Australi 15 vite më parë nisi në qytetin Coober Pedy realizimin e ëndrrës së saj, një shtëpi brenda një shpelle. Deri tani, kur ka arritur të realizojë vetëm gërmimet, ajo ka shpenzuar një shifër më shumë se 100 mijë dollarë.

Ajo ka jetuar në një tendë për tre muaj, ndërsa realizoheshin gërmimet, me ndihmën e Andy Shiels, një ekspert vendas në ndërtimin e shpellave.

Shpella është projektuar të ketë tre dhoma gjumi, por do të ketë edhe sauna, madje edhe palestër. Për të shkuar aty, Jennifer udhëton gati 9 orë me makinë nga shtëpia e saj në Adelaide, në jug të Australisë, aty ku jeton bashkëshorti i saj dhe dy djemtë.

Advertisement

“Rreth 5 vite më parë, unë humba dy prindërit e mi dhe aty e kuptova se sa e shkurtër është jeta. Kështu që ju duhet të bëni atë që dëshironi për të qenë të lumtur. I thash një natë bashkëshortit se pse nuk jetojnë në një shpellë. Nga aty nisi gjithçka. Të nesërmen në mëngjes, telefonova një agjent imobiliar dhe shkuam në Coober Pedy për të kërkuar tokë”, është shprehur 50-vjeçarja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit