minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Tempulli i të gjitha feve”, ndërthurja magjepsëse e stileve arkitekturore nga besime të ndryshme

0
“Tempulli i të gjitha feve”, ndërthurja magjepsëse e stileve arkitekturore nga besime të ndryshme

Fotogaleria e mësipërme paraqet një nga tempujt më të pazakontë në botë – i ndërtuar, siç pretendon krijuesi i saj, me urdhër të Jezusit. “Tempulli i të gjitha feve” përfshin stile arkitekturore të religjioneve të shumta, duke bashkuar pjesët e një sinagoge hebreje, një kishe ortodokse dhe katolike, një xhamie, një faltore kineze, një tempull budist, si dhe simbole të feve të lashta.

Tempullli ndodhet në Staroye Arakchino, një lagje pranë lumit Vollga në qytetin rus të Kazanit. Në pjesën e jashtme të tempullit, që është ende në ndërtim e sipër, mbizotërojnë ngjyra të ndezura, mozaikë të shumtë, kupola rrotulluese dhe një kube ortodokse. Mbi çdo kube gjendet një simbol ari, duke filluar nga yjet e Davidit deri te gjysmëhënat e fesë islame. 

Brenda tempullit, vizitorët enden nëpër holle që shfaqin tema të ndryshme fetare, si sallat katolike dhe egjiptiane, “Salla e Jezu Krishtit”, një teatër dhe një galeri arti. Muret e tempullit janë zbukuruar me portrete të shenjtorëve të krishterë dhe atyre hindu.

Pas këtij ndërtimi magjepsës qëndron artisti rus Ildar Khanov. Ai deklaroi se Krishti iu shfaq atij në një ëndërr, duke e udhëzuar atë të ndërtonte një tempull universal. Në vitin 1994, Khanov kërkoi ndihmën e vullnetarëve për të kryer ndërtimin dhe projekti filloi të merrte formë gjatë dy dekadave të ardhshme.

Advertisement

Pavarësisht nga pamja, tempulli nuk ishte menduar kurrë si një vend adhurimi, por si një vepër artistike. “Ideja nuk është që të shkrihen në një të gjitha fetë, pasi secila prej tyre ka historinë dhe domosdoshmërinë e vet. Nuk është një vend adhurimi, por kulture”, u shpreh në një intervistë në vitin 2021, Khanov. Ildar Khanov vdiq në vitin 2013 në moshën 74-vjeçare dhe vëllai e motra e tij morën drejtimin e tempullit. Me ndihmën e artistëve dhe vullnetarëve, ata po vazhdojnë të realizojnë vizionin e tij.

Lexo edhe:
Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit