minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Trump pritet me një statujë “floriri” me shapka me gisht, para fjalimit në konferencën e konservatorëve

0
Trump pritet me një statujë “floriri” me shapka me gisht, para fjalimit në konferencën e konservatorëve

E diela do të jetë dita kur ish-presidenti amerikan Donald Trump do të mbajë fjalimin e tij të parë pas lënies së detyrës, në Konferencën e Aksionit Politik Konservator (CPAC).

Për t’i uruar mirëseardhjen organizatorët nuk ishin kursyer aspak, pasi kanë vendosur në hyrje sallës ku Trump do të mbajë fjalimin e tij një statujë ngjyrë floriri të ish-presidentit, veshur me pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht.

Shtatorja rreth 1,8 metra e lartë, tërhoqi pa diskutim vëmendjen e të pranishmeve në hotelin “Hyatt Regency” ku edhe po mbahet konferenca. Ajo është realizuar nga Tommy Zegan, një artist nga Kalifornia, i cili tha se me këtë vepër donte t’u kthente përgjigje të gjithë atyre që talleshin me Trump përmes artit.

“Dy vite më parë, kur pashë statujat e Trump lakuriq apo ulur në tualet mendova se unë mund të bëj gjëra më të bukura se ato”, tha Zegan për CNN. Ai shtoi se modeli i paraqitur në konferencë është një imitim me pleksiglas, ndërsa statuja e vërtetë që është prej çeliku ndodhet në një magazinë në Tampa. “Shpresoj që një ditë vepra ime të futet në Librarinë Trump”, tha Zegan.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit