minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tunelet sekrete të Luftës së Dytë Botërore do të hapen për publikun

0
Tunelet sekrete të Luftës së Dytë Botërore do të hapen për publikun

Priten të jenë atraksionet turistike më spektakolare të nëndheshme në Londër. Bëhet fjalë për një seri tunelesh të Luftës së Dytë Botërore, rikonstruktimi i të cilave do të kushtojë 268 milionë dollarë dhe do të mbarojë në vitin 2027.

Ish-tunelet e spiunazhit që dikur mbroheshin nga Akti i Sekreteve Zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, ndodhen rreth 40 metra nën stacionin e metrosë, Chancery Lane në High Holborn. Ato u ndërtuan në vitet 1940 për të strehuar londinezët nga fushata e bombardimeve Blitz, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ishte dhe hera e fundit që ishin të hapura për të gjithë.

Pas luftës, tunelet u zgjeruan dhe në to u ngrit “Kingsway Telephone Exchange”, që në vitet 1950 shërbente për komunikimet e brendshme, gjatë Luftës së Ftohtë. Atje shtrihej një rrjet i madh prej 5000 kabllosh dhe angazhoheshin rreth 200 punëtorë. Teknologjia pas qendrës telefonike u vjetërua nga fundi i dekadës, ndaj u çaktivizua. Tani, CEO i “The London Tunnels”, (Tunelet Londineze), dëshiron të sjellë në jetë historinë e këtyre tuneleve për vizitorët.

Një Londër nëntokësore

“Historia e tuneleve, rëndësia e tyre dhe vendndodhja midis Holbornit të Londrës dhe Square Mile, mund t’i bëjë këto tunele një nga destinacionet turistike më të njohura në Londër.”

Advertisement

Angus Murray, CEO

Plani është që të investohen 170.5 milionë dollarë në punën e restaurimit dhe më pas 97 milion dollarë në të gjitha kambanat dhe objektet e tjera që gjendeshin në tunele. Momentalisht, atraksioni më i zhvilluar nëntokësor i Londrës është “Churchill War Rooms” . Gjithashtu, metroja e Londrës, organizon shpeshherë ture të ndryshme, për të eksploruar stacione të braktisura dhe tunele të fshehura. Megjithatë, aventurat nëntokësore në Londër do të bëhen më të jashtëzakonshme kur projekti i tuneleve të Luftës së Dytë Botërore, të ketë përfunduar.


turizmiii 1280x720

<!–

Advertisement

–>

Nga bunkerët e Hitlerit te nëndetëset bërthamore, vendet e “turizmit të errët” në botë

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit