minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

U gjet e plagosur, lëshohet në fluturim shqiponja e malit

0

Lëshohet në fluturim të lirë shqiponja e malit, një shpend që po shkon drejt zhdukjes në vendin tonë dhe natyrisht simboli ynë kombëtar. Kjo shqiponjë është gjetur e plagosur me armë zjarri përpara 2 muajsh në zonën e Skraparit dhe nuk ishte në gjendje të fluturonte.

Rehabilitimi i saj u bë i mundur në Parkun Kombëtar të Divjakës, duke shpëtuar në këtë mënyrë një individ të një specie mjaft të rrezikuar. Ekspertë të zonave të mbrojtura kanë mundësuar për herë të parë, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, vendosjen një GPS në trupin e shqiponjës, çka do të mundësojë studimin e jetës të këtij shpendi.  

Shpendë të tilla, sipas specialistëve, vitet e fundit janë mjaft të rrezikuara nga persona që i gjuajnë me armë zjarri dhe thuajse çdo ditë, në Parkun Divjakë-Karavasta, paraqiten shpendë të ndryshëm të plagosur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit