minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Udhëtime të paharrueshme të përjetësuara në fotografi mahnitëse

0
Udhëtime të paharrueshme të përjetësuara në fotografi mahnitëse

Ndërsa udhëtimet për shumicën prej nesh në vitin 2020 ishin të ndaluara, në konkursin “Fotografi i Udhëtimit”, kishte rreth 25000 shkrepje mahnitëse, nga fotografë amatorë dhe profesionistë nga 147 vende të botës.

Për herë të parë që nga nisja e konkursit, një rus triumfoi në konkurs. Gazetari dhe fotografi, Vladimir Alekseev mori titullin prestigjioz, teksa paraqiti imazhe mahnitëse të marra në Rusi, Grenlandë, Norvegji dhe Mianmar. Shkrepja që iu bëri më tepër përshtypje gjyqtarëve ishte një dhelpër e Arktikut e kapur në një stuhi dëbore në Spitsbergen.

Kategoritë e konkursit përfshijnë jetën e egër, ishujt, vetminë dhe një pjesë që ishte veçanërisht e rëndësishme këtë vit për shkak të pandemisë e quajtur “Afër shtëpisë”.

Në galeri mund të shohësh gjithçka, nga peisazhet madhështore dhe portretet intime të jetës së egër deri te reportazhet tronditëse të jetës në Siri.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit