Ulja e temperaturave por edhe ndalimi i gjuetisë ka bërë që këtë vit në liqenet e Qarkut të Korçës të numërohen më shumë shpendë sesa vitet e kaluara. Nga numërimi i i kryer në Liqenin e Prespës dhe të Pogradecit vërehen edhe shpendë të rrallë por më së shumti bie në sy numri i lartë i tyre.

Gani Bego Specialist i Zonave të Mbrojtura, thotë se të gjithë të apasionuarit pas gjuetisë duhet t’i shmangin zonat e mbrojtura pasi jo vetëm që janë nën vëzhgim të rreptë por edhe masat administrative që aplikohen janë të rënda.

Ky census zhvillohet për të gjashtin vit rresht nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë, organizata jofitimprurëse mjedisore dhe studentë që zhvillojnë Censin e Shpendëve Dimërues 2021. Ky census zhvillohet njëkohësisht në 146 vende të botës..

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";