minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vetëm 200 njerëz e vizitojnë në vit, njihuni me vendin me më pak turistë në botë

0
Vetëm 200 njerëz e vizitojnë në vit, njihuni me vendin me më pak turistë në botë

Turizmi është një barometër për ekonominë e disa vendeve, përfshirë Shqipërinë. Çdo vit presim me padurim qindra mijëra turistë që vizitojnë vendin për t’i dhënë frymë ekonomisë vendase.

Sigurisht që ka edhe raste të shteteve që nuk mbështeten fare në këtë sektor. Po flasim për vendet që janë në fund të Barometrit Global të Turizmit. Një rast i tillë është ai i Naurut , një ishull i vogël që i përket Mikronezisë dhe konsiderohet vendi me më pak turistë në botë.

Është vendi i tretë më i vogël në botë (pas Vatikanit dhe Monakos) me një sipërfaqe totale prej 21 kilometrash katrorë dhe një popullsi prej rreth 11.000 banorë. Një nga veçoritë më të spikatura, sigurisht, janë plazhet e bukura të papërshkrueshme. Klima e saj është tropikale për shkak të afërsisë me vijën e Ekuatorit me reshje të qëndrueshme midis nëntorit dhe shkurtit dhe një temperaturë mesatare midis 24ºC dhe 30ºC.

Sipas British Mirror, vendi regjistron mesatarisht vetëm 200 turistë në vit. Çfarë ka kontribuar në këtë numër të vogël? Patjetër vendndodhja e ishullit, i cili është mjaft i izoluar, pothuajse në mes të Oqeanit Paqësor. Gjithashtu, aty nuk mund të shkosh lehtë, pasi nuk ka fluturime direkte, si edhe nuk ka komplekse të mëdha hoteliere.

Advertisement

Qeveria e saj është një demokraci parlamentare me një parlament prej 18 anëtarësh të zgjedhur me votim popullor çdo tre vjet. Qeveria e Naurut përbëhet nga gjashtë ministra, ndërsa presidenti është njëkohësisht kreu i shtetit dhe i qeverisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit