minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zbulohen 10 krokodilë të mumifikuar në një mënyrë të pazakontë në Egjipt

0
Zbulohen 10 krokodilë të mumifikuar në një mënyrë të pazakontë në Egjipt

Mbetjet e mumifikuara të dhjetë krokodilëve janë gjetur në nekropolin egjiptian të Qubbet-al-Hawa, që besohet se janë varrosur 2500 vjet më parë. Mostrat, që u përkasin dy llojeve të ndryshme, me siguri iu ofruan si dhuratë perëndisë së pjellorisë Sobek. Detajet e gjetjes u publikuan në PLOS One .

Aspekti më interesant i gjetjes është fakti se krokodilët u mumifikuan në një mënyrë të ndryshme nga zakonisht. Nëse më parë arkeologët kanë gjetur mumie kafshësh, trupat e tyre kanë qenë të mbuluar me rrëshirë dhe të mbështjellë me copa liri. Në këtë rast, nuk ka asnjë gjurmë rrëshirë dhe kjo i lejon arkeologët të studiojnë kafshët në thellësi. Procesi i mumifikimit ndoshta u realizua duke depozituar krokodilët në rërë dhe duke i lënë të thahen natyrshëm, më pas duke i mbuluar me pëlhura liri ose gjethe palme.

Një aspekt i dytë interesant i zbulimit është gjendja e ruajtjes së dhjetë krokodilëve. “Të gjesh dhjetë krokodilë në një varr është e pabesueshme. Dhe është akoma më shumë që një nga dhjetë krokodilët, pothuajse dy metra i gjatë, është pothuajse i tërë”, shprehet koordinatorja e studimit Bea De Cupere.

Mungesa e rrëshirës i shtyn arkeologët të supozojnë se vdekja e krokodilëve ka ndodhur në shekullin e 5-të para Krishtit, në epokën para-Ptolemaike, pra përpara se substanca të fillonte të përdorej masivisht në procesin e mumifikimit. “Zbulimi i këtyre mumjeve na ofron njohuri të reja mbi fenë e Egjiptit të lashtë dhe se si trajtoheshin këto kafshë kur u ofroheshin perëndive,” thotë Alejandro Jiménez Serrano, një nga autorët.

Advertisement

Studimi ka gjithashtu disa kufizime, duke përfshirë mungesën e ADN-së së lashtë dhe radiokarbonit në gjetjet, gjë që e bën të pamundur kryerjen e një analize më të thellë dhe datën më të saktë të mbetjeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit