minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zbulohen ndërtesat 8500-vjeçare

0
Zbulohen ndërtesat 8500-vjeçare

Arkeologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë zbuluar disa ndërtesa, që deri më tani konsiderohen më të vjetrat e gjetura në këtë vend dhe datojnë të paktën 8500 vjet më parë. Këto ndërtesa ndodhen në ishullin Ghagha, në perëndim të qytetit të Abu Dhabi-t.

“Strukturat që janë zbuluar ngjasojnë me disa dhoma të thjeshta e të rrumbullakëta, të cilat kanë mure guri në një lartësi prej gati një metri”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Kulturës dhe Turizmit të Abu Dhabi-t. Ekipi, tha në deklaratë, se mbetjet arkeologjike, kanë qenë me gjasë shtëpia të një komuniteti të vogël që mund të ketë jetuar në këtë ishull dhe merrej me gjueti e peshkim.  


Jo vetëm Dubai dhe Abu Dhabi zbuloni emiratet që nuk i njeh askush 1024x576<!–

–>

Advertisement

Jo vetëm Dubai dhe Abu Dhabi, zbuloni emiratet që nuk i njeh askush

Advertisement

Së bashku me këto vendbanime neolitike, u zbuluan gjithashtu qindra artefakte, mes tyre maja shigjetash prej guri të punuara imët që përdoreshin për gjueti. Gjithashtu, brenda një prej strukturave të zbuluara, u gjet edhe një trup i varrosur që daton rreth 5000 vjet më parë.  

Rekordi i mëparshëm për zbulimet më të vjetra në Emiratet e Bashkuara Arabe, u vendos në vitin 2017, kur u zbulua perla më e vjetër në botë në brigjet e Abu Dhabi-t.


abu dabi 1024x576<!–

–>

Advertisement

Abu Dabi, nga beduinët dhe peshkimi, te disa prej qiellgërvishtësve më mahnitës në botë

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit