minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zbulohet macja e parë pa organet riprodhuese

0

Shoqata angleze Cats Protection ka zbuluar një mace pa organet seksuale. Macja disa muajshe e quajtur Hope, u gjet e braktisur dhe u shpëtua nga vullnetarët e shoqatës. Pas një analize të thellë vullnetarët panë se macja nuk ka asnjë nga organet; as mashkullore, as femërore, duke u bërë macja e parë neutrale gjinore që njohim. Teknikisht gjendja e saj quhet “agjeneza e organeve seksuale”. Sipas veterinerëve që e identifikuan, kjo nuk duhet ta pengojë atë të ketë një jetë të gjatë dhe të plotë.

Nuk është e pamundur që një mace të lindë me një grup të dyfishtë organesh seksuale, si mashkull ashtu edhe femër. Dhe kjo quhet hermafroditizëm dhe është një gjendje e dokumentuar disa herë, te macet dhe më gjerë. Por agjeneza është një gjë e rrallë absolute, thotë drejtuesja e sektorit veterinar të Cats Protection, Fiona Brockbank.

“Analizat nuk zbuluan asnjë gjurmë të organeve seksuale, qoftë të jashtme apo të brendshme, por edhe se nuk kishte asnjë një term i përshtatshëm për të përshkruar Hope  termi “agjeneza e organeve seksuale” u krijua për këtë rast”, thotë ajo.

Edhe një kërkim i plotë në literaturën shkencore mbi këtë temë, nuk ka sjellë rezultate: është pothuajse e sigurt se Hope është rasti i parë i dokumentuar në historinë e zbutjes së maces.

Advertisement

Analiza të tjera edhe më të rëndësishme zbuluan nëse Hope mund të urinojë pa probleme.

Parashikimi i veterinerëve që e kanë studiuar është se ajo mund të ketë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, edhe nëse përjashtohet nga mundësia për t’u riprodhuar. Megjithatë, situata do të monitorohet shumë nga afër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit