minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zbulohet sekreti i “pavdekësisë” së mumieve në Egjiptin e lashtë

0

Dylli i bletës, vaji i kedrit, dëllinja, bitumi, rrëshira e pishave, llaku i damarit dhe rrëshira e elemit, janë disa nga përbërësit që i kanë bërë të përjetshme mumiet e Egjiptit të Lashtë.

Të përziera në balsam dhe pomada, sipas recetave specifike për trajtimin e pjesëve të ndryshme të trupit të të ndjerit, këto produkte importoheshin nga i gjithë Mesdheu, Afrika tropikale dhe Azia Juglindore.

Këto u zbuluan në një laborator të lashtë balsamimi në Saqqara, i cili doli në dritë pas më shumë se 2600 vjetësh, dhe që daton nga dinastia e 26-të (664-525 p.e.s.). Brenda tij ishin 31 enë qeramike me mbetje të substancave dhe mbishkrime që mbajnë emrin e tyre, si edhe udhëzimet për përdorim. Studimi i gjetjeve, i cili rishkruan të kuptuarit tonë për kiminë e mumifikimit, është publikuar në Nature nga një ekip ndërkombëtar studiuesish.

“Ne i kemi njohur emrat e shumë prej këtyre përbërësve balsamues që kur u deshifruan shkrimet e shenjta të lashta egjiptiane, por deri më tani ne mund të kuptonim se cilat substanca fshiheshin pas secilit emër,” komenton një nga studiuesit

Advertisement

Zbulimi i laboratorit Saqqara, i cili u bë në vitin 2016 pranë piramidës së Unasit, përfaqësoi një pikë kthese dhe ishte një surprizë për arkeologët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit