minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zbulohet vrima e zezë më e afërt me Tokën

0

Është zbuluar vrima e zezë më e afërt me Tokën, rreth 1600 vite dritë larg. Ajo quhet Gaia BH1 , ka një masë rreth 10 herë më të madhe se Dielli, dhe rreth tij rrotullohet një yll i ngjashëm me yllin tonë, në konstelacionin e Ophiuchus. Ekspertët thonë që nuk duhet të shqetësohemi pasi, nëse do të udhëtosh me shpejtësinë 300,000 kilometra në sekondë, do të duhen 1600 vjet për të arritur atje.

Zbulimi u publikua në një artikull në “MonthyNotices of the Royal Astronomical Society”. Vrimës së zezë i janë dhënë inicialet Gaia BH1 siç u vëzhgua fillimisht nga teleskopi hapësinor Gaia. Kërkimet vazhduan falë vëzhgimeve të bëra me teleskopin Gemini North, në Hawaii. Zbulimi u bë i mundur falë vëzhgimeve spektroskopike të sjelljes së dritës së emetuar nga ylli që rrotullohet rreth vrimës së zezë, në një distancë të barabartë me atë në të cilën planeti ynë rrotullohet rreth Diellit.

Kjo vrimë e zezë duket se është e fjetur, dhe për këtë arsye në asnjë mënyrë nuk është e rrezikshme, përkundër vrimës së zezë që mbante më parë rekordin, e cila ndodhet rreth tre herë më larg nga Toka se Gaia BH1, është aktive dhe lëshon sasi të mëdha rrezesh X që janë rezultat i konsumit të materialit që tërheq nga shoqëruesi yll. Për këtë ishte edhe më e lehtë të dallohej.

Por ka një mister, ylli që do të krijonte vrimën e zezë duhet të kishte jetuar vetëm disa milionë vjet, pasi ishte një yll shumë masiv. Kur shpërtheu duhet të kishte gëlltitur yllin që rrotullohej rreth tij, por kjo nuk ndodhi. Ky mister ende nuk është shpjeguar, sepse nuk pajtohet me modelet e pranuara botërisht të lindjes dhe evolucionit të yjeve binare.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit