minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Agron Gjekmarkaj, shkrim dedikuar Bushatit: Thuaj yjet janë zjarr, thuaj dielli u shua, thuaj bota është varr, por mos thuaj që s’te dua

0

Agron Gjekmarkaj ka bërë një shkrim për Ditmir Bushatin, i shqetësuar se mos ky i fundt nuk kandidohet për deputet në zgjedhjet e 25 prillit nga Edi Rama.

Shkrimi i Gjekmarkajt   

Qysh ditën kur Ditmiri nuk hypi në makinën e Kryeministrit teksa i bënë peshqesh Shqipërisë Gent Cakajn si ministër të jashtëm duke i shkaktuar atij habi e zemërim re të zeza u grumbulluan mbi të ardhmen e tij politike! Gaboi, duhej të ngjitej duke i lypur leje t’i puthte gomat para se të hypte! Nuk bëri asnjërën po gropën vetes po ama- ja hapi dyzet pash! Qysh asaj dite Elisa i hoqi vështrimin dhe buzëqeshjen duke ja kthyer vetëm për pak kohë kur lideri e takoi në kongres! Emrin dhimbje e ka kjo ndodhi.

I pat mbetur vetëm Niko me të cilin ecnin korijeve në parkun e madh të liqenit ! Ish ministri i cili skuqej në vajin e vet nuk e gjeti kurrë kurajon të linte mënjanë metaforat por mbeti rob i zukamave të veta që duhen katër palë syze për t’i zbërthyer. Personalisht duke e parë sesi ecën kungulli në pellgjet e Tiranës si transoqeanik e pata këshilluar nga simpatia për cinizmin e mbytur dhe nga krahasimi se çfarë erdhi pas tij të “shpëtonte” kryet duke bërë lutje e letra publike me të qara aty këtu para kamerave me shpresën se zemra e artistit Edi Rama do zbutej e squllej !!

Advertisement

Nuk e bëri gjakun ujë edhe ose jo pak herë kur që ministër me gjasë pjesë e qeverisë por jo e pushtetit, dukej si hirra e Bushatlive të moçëm. Dy javë kanë mbetur dhe fati ngjan të ketë marrë udhën e qoftëlargut. Nga lideri as fjalë, as psherëtimë, as lajmës e as shenjë! Por duke e njohur Edi Ramën i cili është me hënë po provojmë t’i japim ish Ministrit disa këshilla të vyera për të prishur magjinë e syrit të keq se si të veprojë në ditët e mbetura që edhe ai të hypë në qerren e Rilindjes siç i ka hije.

Disa shkrime si ato që bën Sandrushi për t’i rënë në sy Liderit nuk do ishte keq. Në to ashtu siç bën Sandri të theksohet gjenialiteti i Ramës, të dërrmohet Basha, Meta, Berisha dhe të argumentojë pse mandati i tretë është në duar të sigurta!

Një buzëqeshje dhe argumentim si ato të Damjanit do të ishin mjaft frymëzuese tek masa e gjerë por lideri do të kuptonte se pragmatizmi për t’u sjellë si Shvejku e mposht krenarinë e inteligjencës ndoshta jo me të njëjtin sukses si tek Damjani ku nuk ka mbetur më gjurmë prej saj por bajagi! Disa fjalime si ato të Sadri Abazit në parlament ku emri Edi Rama të shquhet si horizonti me tokën mes fjalive sigurisht që do të bënte përshtypje të ëmbël!

Të dalë në televizion një ditë po e një ditë jo dhe si vetë qortim e mundje e egos të citojë Elisën, të flasë me patosin e saj e të argumentojë si ajo! Kur të mbarojë seanca e parlamentit t’i shkojë pranë Ramës dhe të sillet si Arben Ahmetaj, të bëjë shakatë e tij, të shfaqë krenarinë e tij, të bëjë komplimente si ai, dhe ta këqyrë si Olgerta me të njëjtin admirim.

Advertisement

Meqenëse këto ditë na u shfaq dielli të shkojë në Tepelenë dhe të shohë mrekullitë e Tërmetit e të bëjë një status si ai i Kumbarushës “Termet bio Tepelene çe pate fat” dhe në fund një tufë me lule dhe një foto tek fotografia e Liderit e gdhendur në mur tek Pallati i Sportit të Qytetit!

Sapo te bjere bora te hype mbi borepastruese dhe te hedhe krype ne rruge si Nusreti mbi biftekun otoman, me ate delikatese e lozonjari! Për libra qe duhen lexuar gjithmonë te konsultohet me Ulsiun dhe Alketin se ata s’kanë jete pa leximin, pa te vyshken si lulja pa uje!

Më pas pasditeve e netëve të pagjume se gjumin as duhet ta çojë nëpër mend të lexojë kujtimet e Etildes e lotë të ngrohtë trazime të lëshojë mbi ata rreshta “Kur hidheshin themelet e Rilindjes”! Mësimet e nxjerra t’i reflektoje në shkrimet e përditshme. Rama është akuzuar egërsisht për alenca me botën e krimit por Ditmiri mund të gjej anët epike të personazheve Robin Hudin në ta dhe t’i shpjegoje njerëzisë pse ishte strategjia e duhur ajo!

Duhet t’i lutet Nikos që të dëshmojë se gjatë vrapeve nëpër kodra vetëm e lëvdonte liderin ku herë pas here lëshonin një urraaa si pjalm e vese mbi lule!! Të zbërthejë thënien e Shpëtim Nazarkos ku e krahasonte Ramën me Ali Pashë Tepelenën, për negociatat që Rama beri me Erdoganin dhe Micotaqisin ku me 22 Janar do zgjidheshin problemet e tyre në Tiranë me një resme të gëzuar ziafeti ! T’i duket si i pakët krahasimi sidomos po të kemi parasysh se ai Skënderbe është tanimë!

Advertisement

Të shkoje çdo ditë tek stadiumi ku bëhen vaksina dhe të flasë për suksesin e procesit e sidomos të lëvdojë nismën për të vaksinuar “personalitet” duke namur gojët e liga! Për Ilir Beqën të shkojë në Shkodër e të bëhet dëshmitar i ndershmërisë se tij prej qelibari , t’i bindë bashkëqytetarët e tij se duart e gjata i ka nga të punuarit që në vogli dhe gishtat i janë zgjatur nga mundimet!!

Kur në parlament të shkoje herën tjetër një tabelë të varë në qafë ku të shkruhet “ thuaj yjet janë zjarr, thuaj dielli u shua, thuaj bota është varr por mos thuaj që s’te dua” dhe pastaj ku i dihet, i madhi vë dorën mbi zemër e ai fesin mbi kaptinë e pastaj bjeri kavallit o barku jem si bilbili që knon në gem!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit