minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Albini, si Berisha i 2005-s dhe Rama i 2009-s

0

Nga Geri Selenica

Zgjedhjet në Dardani treguan që populli shqiptar është i lodhur nga dhunimi, shkatërrimi, grabitjet, dredhitë dhe paaftësitë politike. Edhe partitë politike të shqiptarëve të Dardanisë në dy dekada qenë të paafta për të ndërtuar një shtet me veprimtari bazike.

Partitë politike në Dardani, ashtu si në pjesën e Shqipërisë së 1913-ës, treguan aftësi fisnore kriminale për të vjedhur dhe grabitur fiset e tjera të pa mbrojtura shqiptare, por jo për t’i bashkuar në një shtet funksional në shërbim të të gjithëve.

Popullit shqiptar i mungon gjenetikisht ndërgjegjja e bashkimit shoqëror (kohezioni social), çka e ka lënë pa shtet ndër shekuj dhe jeton në eter, falë rastësisë gjeopolitike.

Advertisement

Pjesës së shqiptarëve që banojnë në Dardani ju dha mundësia për ta korrigjuar këtë difekt me Lëvizjen Vetvendosja.

Unë si i djathtë e kam përkrahur në parim këtë lëvizje të majtë deri parvjet, duke u nisur nga interesi kombëtar i nevojës së përkohshme dhe jo nga pikpamjet e mia politike.

POR, qëndrimet kinse të guximshme kundër zyrtarëve të atëhershëm të administratës amerikane më lanë një shije të hidhur mosmirënjohje, pabesie, paburrërie dhe paaftësie diplomatike. Bile një dogmatizëm i tipi enverist.

Përsëritja e ditëve të fundit e mospërkrahjes ndaj dokumentave dhe angazhimeve ndërkombëtare të firmosura nga Qeveria e Kosovës, si marrveshja e Uashingtonit dhe vendosja e Ambasades ne Jeruzalem, më le realisht një shije shumë të keqe.

Advertisement

Minimalisht pushtetarët e rinj nuk marrin vesh nga diplomacia dhe gjeopolitika.

Shpresoj që të mos e fusin Dardaninë në një qorrsokak.

Me gjithë dëshirën e sinqertë që kam që Vetëvendosja duhet ta pastrojë Dardaninë nga bandat kriminale të ish-komandantëve dhe të ndërtojë një shtet më të drejtë, kam frikë se moseksperienca në shtetësi dhe sidomos në marrdhëniet ndërkombëtare do ta çojë Dardaninë në një rrugë pa krye.

Kam fakt personal. Duke studjuar dhe punuar për mbi 37 vite mbi mundësinë më të mirë të lidhjes së Shqipërisë me vetvehten dhe me tregjet ndërkombëtare, ne kemi zhvilluar një strategji ndërlidhje kombëtare dhe ndërkombëtare të cilën në 20 vitet e fundit ja kemi paraqitur çdo qeverie shqiptare dhe qeverive aleate.

Advertisement

Natyrisht edhe Vetëvendosjes ja kemi paraqitur vazhdimisht së paku për 10 vite.

Në 10 vite nuk kemi pasur asnjë reagim serioz nga Levizja Vetëvendosja. Albin Kurtin e kam takuar disa herë për këtë element shumë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe nuk kam parë kurrë një dëgjues të vëmendshëm.

Kam parë vetëm një njeri të vetkënaqur që nuk të degjon dhe nuk ka nevojë për leksione pasi di gjithçka. Parvjet bile i kam shkruar edhe një propozim për program ekonomik.

Megjithëse në programin e zgjedhjeve 2019 e vuri hekurudhën Shqipëri-Kosovë, por në versionin “Xhamadani Vija-Vija”, pa një logjikë inxhinierike serioze. Tek Albin Kurti kam parë thjesht një oportunist pushteti dhe jo një shtetar që interesohet seriozisht për çështjet kombëtare.

Advertisement

Ai më kujton fiks Berishën e vitit 2005 dhe Ramën e vitit 2009, që nuk lexonin studime por premtonin që sa të vinin në pushtet do t’i bënin dhe më pas i harruan. Thjesht ju interesonte pushteti dhe jo shteti.

Në mos u gabofsha, por edhe Albin Kurti më duket si ata. Shpresoj që të jetë ndryshe, por nuhatja ma thotë që nga pikpamja makro nuk do të bëjë ndonjë gjë, pasi nuk kupton elementet bazike të makroekonomisë dhe gjeopolitikës.

Natyrisht që populli mund të kënaqet me “Xhamdanin Vija-Vija”, por jo Dardania dhe jo Shqipëria.

Megjithë rezervat, besoj që fitorja e Vetëvendosjes është një hap pozitiv në jetën politike shqiptare. Mbasi marrja e përgjegjësive do t’i bëjë më të përgjegjshëm dhe mbase mësojnë si të nusërojnë pas martesës.

Advertisement

Kultura e shtetformimit don shumë breza dhe shekuj që të krijohet. Por me gjithë padijen besoj që Vetëvendosja e ka qëllimin e mirë dhe i uroj me gjithë zemër sukses!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit