minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

ANALIZA/ Si ka ndryshuar konsumi i familjeve shqiptare që prej 2014

0

Nga Ilir Beqaj

Na kërkohet sot të miratojmë buxhetin faktik të vitit 2019.

Në pamje të parë duket si një akt formal. Na duhet të konfirmojmë çfarë ka në llogaritë e shtetit për vitin 2019.

Por në fakt unë vetë besoj se debati dhe më tej miratimi duhet të kalojë për tej votimit formal të asaj çfarë është regjistruar në llogaritë e shtetit.

Advertisement

Bazuar në çfarë po jetojmë intensivisht nën pandeminë e Covid 19 prej 8 muajsh, viti 2019 mund të duket si një vit normal.

Por duhet të mbajmë në konsideratë se në pranverë të 2019 bashkëjetuam me dalldisjen dhe brutalitetin e opozitës që solli pasiguri në konsumin e familjeve dhe në investimet private si dhe çakërdisjen e presidentit të Republikës që tentoi të shtyjë zgjedhjet vendore. Ndërsa në 26 nëntor 2019 vendi u përball me një tërmet shkatërrues.

Megjithë këto vështirësi serioze, objektive dhe subjektive, nëpërmejt buxhetit të vitit 2019 qeveria ia ka dalë:

të mbështesë drejtpërdrejt familjet shqiptare nëpërmjet pagave të punonjësve buxhetorë, pagesave të përfitimeve të papunësisë, ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar, pagesave të pensioneve;

Advertisement

të mbështesë zhvillimin me anë të investimeve publike; të nxisë sipërmarrjen private duke përmirësuar funksionimin e institucioneve, pakësuar burokracinë, nxitur zbatimin e ligjit, zvogëluar korrupsioni.

Dhe ia ka dalë qoftë pa rritur barrën e borxhit, qoftë duke qënë korrekt në shlyerjen e detyrimeve financiare.

Në fakt vetë buxheti 2019 nuk është një vit i veçuar. Ai duhet vendosur në kontekstin afatmesëm të zbatimit të programit të qeverisë.

Ka disa mënyra për të vlerësuar efektin e buxhetit të shtetit në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Advertisement

Sot, enkas kam zgjedhur të ndajë me qytetaret dhe qytetarët e Shqipërisë ecurinë e konsumit të familjeve.

Prej 2014, Instituti i Statistikave vlerëson çdo vit konsumin e familjeve shqiptare, thënë ndryshe Anketa e Buxheteve Familjare.

Në vitin 2019, një familje shqiptare ka shpenzuar mesatarisht në muaj 82,145 lek. 18,8 % më shumë se 2014.

Konsumi i familjeve shqiptare përbën rreth 43 – 45 % të Produktit të Brendshëm Bruto.

Advertisement

Nga 2014 në 2019 spikat rritja e shpenzimeve

për “Hotele e restorante” me 181 %,

për “Argëtim e kulturë” me 144 %

dhe për “Mobilim e pajisje shtëpie” me 146 %.

Advertisement

Nga 2014 në 2019 shpenzimet për “Shëndet” janë rritur me vetëm 5 %. Sepse u ulën çmimet e barnave, u hoq tatimi mbi vlerën e shtuar 10 % dhe u rrit ndjesëhm oferta e kudesit shëndetësor publik.

Nga 2014 në 2019 shpenzimet për “Arsim” janë ulur me rreth 13 %, si pasojë e zvogëlimit të ofertës për mastera e doktorantura të ofruara pas asnjë lloj kriteri më shumti në universitete jopublike.

Edhe shpenzimet për “Ushqime” (me 10 % më shumë) dhe për “Energji, ujë, qera” (me 17 % më shumë) janë rritur në nivele mesatare.

Rritja e shpenzimeve të komunikimit me 130 % duhet të jetë në vëmendjen e qeverisë në kushtet kur bota digjitale po bëhet gjithnjë e më prezente në jetën e përditshme të çdo familje shqiptare.

Advertisement

Qeveria duhet të bëjë më shumë kujdes edhë në konsumin e duhanit dhe pijeve alkoolike për vetë dëmin që këto të fundit shkaktojnë në shëndet.

Në periudhën 2014 – 2019 vihet re edhe një ngushtim i hendekut të shpenzimeve midis më të varfërve dhe më të pasurve.

Kjo vihet re duke analizuar qoftë medianën (vlera që ndan në mes familjet sipas konsumit), qoftë kuintilet (grupimi i familjeve sipas 5 klasave të konsumit), qoftë decilet (grupimi i familjeve sipas 10 klasave të konsumit).

Ne periudhën 2014 – 2019 mediana është rritur 28,1 %.

Advertisement

Ngushtimi i hendekut ilustrohet në vijim :

Konsumi i kuintilit të parë është rritur me 40 % nga 2014 në 2019, ndërsa konsumi i kuintilit të pestë ka mbetur pothuasje në vend.

U përpoqa të shpjegoj sesi ka ndryshuar konsumi i familjeve shqiptare që prej 2014.

Është rritja e shpenzimeve publike për shëndetësinë dhe arsimin, është uklja e taksave që i ka krijuar mundësinë familjeve shqiptare të shpenzojnë më shumë nga buxhetet familjare për argëtim, për hotele, për restorante dhe për orendi e pajisje shtëpiake.

Advertisement

Jam i bindur se shqiptarët do të mbajnë në konsideratë edhe këtë kur të zgjedhin për kë do të votojnë në 25 pril 2021.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit