minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Apel Ministrisë së Brendshme: Me këta idiotë dhe kriminelë duhet të veproni si Zvicra

0
Apel Ministrisë së Brendshme: Me këta idiotë dhe kriminelë duhet të veproni si Zvicra

Nga Enver Robelli

Ky është lajmi dhe çfarë duhet të ndodhë pastaj…

“Radari, 2 kosovarë nga Zvicra me shpejtësi prej 225 km/h drejt Vlorës”.

Ka vetëm një zgjidhje për t’i disiplinuar këta idiotë dhe kriminelë: t’ju konfiskohet leja e qarkullimit, t’ju konfiskohen dhe shkatërrohen veturat dhe – dhuratë e veçantë – një vit burg, minimum.

Advertisement

Po të bënin këtë krim në Zvicër këta idiotë, vetura do konsiderohej si armë dhe rrjedhimisht do t’ju konfiskohej dhe asgjësohej.

APEL Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë: Veproni si autoritetet zvicerane!

Një idiot që nget veturën 225 km/h është kriminel dhe vetura është armë!

Idiotët nuk marrin vesh, andaj duhet të goditen rëndë.

Advertisement

Sepse: janë idiotë! Dhe kriminelë!

Ka me dhjetëra raste në Zvicër ku idiotët shqiptarë ua kanë marrë jetën edhe fëmijëve duke “fluturuar” kështu me vetura!

Ka gjasa që këta idiotë të shpëtojnë pa therë në këmbë në Shqipëri.

Sepse disa kosovarë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri sillen si kapadainj, sepse mendojnë se çmendurinë e kanë të garantuar me ligj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit