minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dekonspirimi i “krizës së kullës” së Rinasit nga panelistët që rizgjuan Ilir Metën dhe Sali Berishën

0
Dekonspirimi i “krizës së kullës” së Rinasit nga panelistët që rizgjuan Ilir Metën dhe Sali Berishën

Nga Ylli Pata

Që “kriza e kullës” së Rinasit nuk është një ngjarje sindikale, kjo tashmë nuk ka asnjë dyshim dhe është krejt e lehtë që të merret vesh.

Kontrollorët e Kullës së fluturimeve në Rinas, hyjnë tek ajo pjesë e punonjësve strategjikë të shtetit, si ushtria apo policia, që instrumentin e grevës, e kanë të limituar në mënyrë të veçantë në ligj.

Thelbi i limitimit është që edhe nëse ka shfaqje apo demonstrime sindikale, puna nuk lihet asnjë sekondë bosh, pasi është e pamundur të ndodhë.

Advertisement

Kjo nuk është në Shqipëri, po në çdo vend të botës.

Nëse do të ishte çështje sindikale, para se të shkonin tek Ilir Meta, kontrollorët do të duheshin të ndiqnin të gjitha rrugët sindikale: deklamimi, sensibilizimi, mediatizimi, e në fund paralajmërimi, përpara një vendimi drastik.

Paralajmërimi, edhe në etikë, edhe në ligj, ka përcaktim të qartë.

Por ata zgjodhën bllokimin e menjëhershëm të Kullës së Rinasit, çka solli dhe një krizë të paprecedentë, me efekte të menjëhershme: ndalimin e fluturimeve, ku përveç fluturimeve të linjave të rregullta, u ndaluan dhe fluturimet speciale për të sëmurët, fluturimi që do të sillte doza vaksinash në vend dhe përgatitja për fluturimet e DEFENDER 21, stërvitjes më të madhe të NATO-s që do të mbahet pas disa ditësh në Shqipëri.

Advertisement

Një veprim që kudo që do të kishte ndodhur, do të sillte reagime shumë të forta të strukturave të shtetit, për të zhbllokuar situatën dhe për ta menaxhuar krizën.

E si një krizë strukturash shteti, ajo do të trajtohej nga media, si një incident serioz, por që po e zgjidhin organet përkatëse dhe kaq.

Por “çuditërisht” u kthye në një incident dhe në një kazus të fortë politik në vend.

Dy krerët që kontrollojnë politikisht opozitën: Sali Berisha dhe Ilir Meta, menjëherë morën në mbrojtje “bllokuesit e kullës” dhe pas tyre edhe aradha e panelistëve që çdo ditë në televizion sulmojnë Edi Ramën dhe përkrahin Berishën e Metën.

Advertisement

Zheji, Demi, Bushati etj, morën menjëherë në mbrojtje kontrollorët, duke e trajtuar çështjën si debat politik, kur vetë në argumentet e tyre nuk u morën në asnjë rresht me aspektet sindikale të çështjes, por e trajtuan vetëm politikisht.

Edhe pse ishin kundër përmendjes së Ilir Metës dhe Sali Berishës nga Rama, këta panelistë sulmuan Ramën e Erdoganin si shkaktarë të situatës.

Sali Berishën dhe Ilir Metën, nuk do t’i kishte përmendur askush, madje ka gjasa as Edi Rama, nëse nuk do të mbanin qëndrim për çështjen.

Si Berisha, ashtu edhe Meta, kanë qenë protagonistë në vetë të parë, duke mbrojtur pengmarrjen e hapësirës ajrore shqiptare nga  kontrollorët, thuajse gjithë ditën.

Advertisement

E natyrshëm ndodhi edhe adresimi i tyre në debat: pasi si presidenti, ashtu edhe kryeministri, edhe pse mund të solidarizohen me hallet sindikale të ca punonjësve që ju bë rroga 2500 dollarë në muaj, kjo nuk e justifikon fare bllokimin e hapësirës ajrore, aq më shumë kur është një çështje e sigurisë kombëtare.

Në vitet kur Sali Berisha ka qenë president, ka burgosur punonjësit e uzinave ushtarake të vendit, të cilët dolën në greva kur qeveria mbylli uzinat e i la në mes të rrugës. Duke ii thënë se nuk ju lejon ligji të bëni greva, kur protesta e tyre nuk ndalonte asnjë segment të rëndësishëm që kërcënonte sigurinë kombëtare.

Në fakt, njerëzit po i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë më ashpër, e jo të lërë një segment të bllokojë vendin…

TemA  

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit