minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Demokratët, skllevër të një ideje vrastare se vetëm Berisha mund t’i shpëtojë

0
Demokratët, skllevër të një ideje vrastare se vetëm Berisha mund t’i shpëtojë

Nga Fatos Hoxha*

Nëse PD refuzon të mësojë, pësimi do t’a ndëshkojë.

Njerëzit i bashkojnë në partitë politike idetë dhe vlerat. Ata bashkohen rreth këtyre ideve dhe vlerave që t’i japin forcë, t’i vënë në lëvizje, t’i bëjnë sunduese dhe, me shpresë, të formësojnë shoqërinë me shembëlltyrën e tyre.

Unë e di me siguri se PD është shembulli më elokuent i këtij postulati. PD u krijua kur njerëzit u bashkuan rreth ëndrrës së shqiptarëve për liri e demokraci, rreth idesë së barazisë, drejtësisë dhe shtetit ligjor, rreth vlerave të humanizmit dhe solidaritetit social, rreth parimeve të lirisë dhe ekonomisë së tregut.

Advertisement

Këto ide dhe vlera e bënë PD të madhe, e bënë forcë kryesore lëvizëse dhe e sollën në pushtet.

Por unë di, gjithashtu, se rrugës objektivi ynë politik ndryshoi, kur luftën për forcimin e tyre e zëvendësuam, si pa u vënë re, me vlerën absolute, sundimin e kryetarit, lavdinë e kryetarit, mbrojtjen e interesave të kryetarit,  prosperimin e familjes së Kryetarit, e zëvendësuam me idenë absolute se kryetari di gjithshka, ai bën mirë gjithshka, se ai nuk gabon, por edhe kur gabon, ai ka të drejtë, e zëvendësuam me bindjen se ne jemi bashkë për shkak të Kryetarit, se e mira e tij është e mira dhe qëllimi ynë i përbashkët.

Aq e rëndë ishte kjo metamorfozë, saqë nuk na mjaftoi disfata e rëndë në zgjedhje për të dalë nga jermi, por e lamë kryetarin, me dashuri dhe entuziazëm, të na caktonte udhëheqësin dhe të na sundonte deri në vdekje.

Ne, demokratet, nuk mësuam dot nga historia e hidhur e shqiptarëve, harruam vlerat dhe u mbështollëm me servilizëm rreth individit.

Advertisement

U mbështollëm rreth kryetarit dhe zëvendësit të tij dhe pranuam për tetë vjet çdo humbje dhe disfatë që na ra mbi kokë, pa u penduar, pa reflektuar, pa nxjerrë mësime dhe pa u korrigjuar. Ne gabuam rëndë dhe për këtë nuk duhet t’ia vëmë fajin të tjerëve.

Tani që PD është në krizën e jetës së vet, në krizën e vdekjes, ne prapë po gabojmë.

Ne po mbështillemi rreth kryetarëve dhe po kacafytemi përbindshëm për karriken e tyre.

Ne kemi humbur idetë dhe vlerat, kemi humbur busullën dhe jemi bërë gazi i botës. Ne ende nuk po kuptojmë se shqiptarët nuk mund të na votojnë, vetëm pse ne jemi besnikë kundrejt Berishës deri në vdekje, apo se ne nuk kemi forcë të ndërrojmë lidershipin humbës.

Advertisement

Ne po u tregojmë shqiptarëve se ne nuk jemi të aftë të reflektojmë, të korrigjohemi, të përmirësohemi të ecim përpara, të inspirohemi e të inspirojmë.

Ne jemi bërë skllevër të një ideje vrastare, të idesë se  vetëm Berisha mund të na e zgjidhë hallin, se Basha është i mirë pse ketë e thotë Berisha dhe se ai është i keq kur këtë e thotë Berisha, se beteja e tij është beteja jonë, se ai e di çfarë na volit, se vetëm ai na bën njerëz.

Basha është i keq, sepse ai është shembëlltyrë e Berishës. Basha është lider i keq, sepse ai është besnik i Berishës, njëlloj humbës si Berisha. Basha nuk na duhet, sepse ai mishëron idetë, vlerat, sjelljen dhe inspirimin politik të Berishës.

Por ne duhet të jemi budallallepsur, nëse besojmë se Basha duhet hequr që të vijë Berisha.

Advertisement

PD sot është në rrugëkryqin e jetës së vet, pas kësaj beteje ose ringrihet ose vdes përgjithmonë.

Sot nuk është koha për eksperimente, as për fantazira axhamijsh. Sot është koha t’i kthehemi rrugës së sigurtë, rrugës që na mban gjallë.

Sot është koha t’i rikthehemi vlerave, t’i ngrejmë vlerat në piedestal, t’u përbetohemi atyre.

Sot duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga kulti i individit, nga servilizmi ndaj individit, nga besnikëria dhe nënshtrimi i verbër për individin.

Advertisement

Sot nuk është koha të “bashkohemi”. Sot është koha të “ndahemi”. Vetëm kështu mund të rigjejmë rrugën, vetëm kështu mund të ringrihemi.

*Ish-deputet i PD

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit