minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

DOKUMENTET: Sali Berisha nuk votoi 5 rezoluta e deklarata të Kuvendit kundër Millosheviçit dhe pro UÇK-së, u kthye në parlament pas luftës në Kosovë

0

Teksa vijojnë polemikat për rolin e dyshimtë të Lulzim Bashës kundër UÇK-së, Shqiptarja.com sjell diskutime dhe dokumente të periudhës janar-shtator 1999, që nxjerrin në pah heshtjen e pashpjegueshme të Sali Berishën për masakrat e Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës, rezistencën e UÇK-së dhe më pas ndërhyrjen e NATO-s, duke bombarduar Serbinë. Gjatë kësaj periudhe, vendimtare për 1/3 e shqiptarëve në Kosovë, Sali Berisha vijonte betejën për pushtet në Sheshin Skënderbej.

Në 14 janar 1999, forcat ushtarake serbe kryen një nga masakrat më të përbindshme mbi popullsinë shqiptare në Kosovë, e njohur tashmë botërisht si masakra e Reçakut, e cila tronditi botën. Në 18 Janar 1999, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një seancë të posaçme, duke miratuar një deklaratë, përmes të cilës dënonte ashpër gjenocidin e Millosheviçit në Reçak, ndërsa i kërkonte NATO-s të bombardonte menjëherë Serbinë.

Sali Berisha, i cili pretendon se ka kërkuar bombardimin e Millosheviçit që në vitin 1992, nuk figuron që të ketë marrë pjesë në këtë seancë. Ndërsa në deklaratë bëhet thirrje për unifikim të politikës dhe rezistencë ndaj agresionit serb, Berisha protestonte në sheshe për të rrëzuar qeverinë socialiste.

Advertisement

Në 4 mars 1999, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për Kosovën, ku miraton një tjetër deklaratë në mbështetje të projektmarrëveshjes së Rambujesë, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përshëndet qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kudër regjimit të Beogradit si dhe kërkon me forcë ndërhyrjen e menjëhershme të NATO-s për të goditur makinerinë ushtarake të Millosheviçit, i cili sipas deklaratës njeh vetëm gjuhën e forcës. Në këto deklarata, Kuvendi mbështet edhe UÇK. As në këtë seancë Sali Berisha nuk figuron askund.

Në 23 mars 1999, Kuvendi mblidhet sërish për çështjen e Kosovës, ndërsa dënon me forcë masakrat e reja të Millosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Në këtë seancë, raportuan për zhvillimet në Kosovë kryeministri Pandeli Majko dhe ministri i Jashtëm, Paskal Milo.

Duke vënë theksin tek mungesa e Berishës, deputeti Gamoz Ruçi, gjatë kësaj seance, u shpreh se “Do të ishte mirë që me ne të ishin bashkuar sot edhe karriget bosh të opozitës shqiptare, por, për fatin e keq tonin,… në sheshin “Skënderbej”, kur sot pas një ore a pas një dite Kosova digjet, për fat të keq Berisha krihet. Sigurisht kjo është zgjidhje e tij, megjithatë ne mendojmë e gjykojmë që asnjëherë nuk është vonë për të korrigjuar, më mirë vonë sesa kurrë, thotë populli, prandaj apeli që ne i lëshojmë opozitës shqiptare është të bashkohet me qëndrimin politik të forcave progresive dhe me veprimtarinë konkrete dhe praktike të institucioneve shqiptare”.

Një ditë më pas, në 24 mars 1999, NATO bombardoi disa baza ushtarake serbe. Në datë 25 mars 1999, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sërish për Kosovën, ndërsa Sali Berisha vijonte bojkotin në momentet më kritike për 1/3 e shqiptarëve në Kosovë. Kuvendi miraton një tjetër deklaratë ku mbështet bombardimet e NATO-s, shpreh mirënjohjen e veçantë për SHBA si dhe jep alarmin se Millosheviçi po shfrytëzonte ditët e fundit për masakrimin e popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Advertisement

Në 29 mars 1999, Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e socialistëve, mblidhet sërish, duke dënuar vazhdimin e gjenocidit dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë nga Millosheviçi. Pandeli Majko informon se 100 mijë gra, pleq dhe fëmijë janë rrugës në drejtim të Shqipërisë. Spartak Ngjela bënte thirrje për armatosja të të gjithë popullit për të mbrojtur shqiptarët në Kosovë nga ushtria e serbe.

Në këtë seancë, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë, ku denoncon krimet barbare dhe dhunën

monstruoze të ndërmarrë nga regjimi kriminal i Millosheviçit, ndërsa kërkon hyrjen e këmbësorisë së NATO-s në Kosovë. Edhe në këtë seancë, mungon Sali Berisha dhe grupi i tij politik.

Për situatën në Kosovë, Parlamenti u mblodh edhe në datë 7 prill 1999, për të pranuar forcat e NATO-s në Shqipëri, në kuadër të operacioneve kundër Millosheviçit. U mblodh edhe në 14 prill për çështjen e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova. Kuvendi u mblodh posaçërisht edhe në datën 19 prill 1999, kur përfaqësuesit e qeverisë raportuan për masa e ndërmarra për përballimin e flukseve të dënuar nga Kosova. Për çështjen e të shpërngulurve nga Kosova, Parlamenti u mblodh edhe në datën 22 prill 1999.

Advertisement

Në 12 maj 1999, Kuvendi mblidhet për Kosovën, ku miraton një rezolutë, ku ndër të tjera thekson se “Regjimi i Milosheviçit po vazhdon me egërsinë më të madhe fushatën e spastrimit etnik, të shoqëruar me masakra të papara, ndaj popullsisë civile të pafajshme dhe të pambrojtur. Pothuajse e gjithë popullsia shqiptare e Kosovës është dëbuar nga vatrat e saj, duke u endur pyjeve, ndërsa një pjesë e konsiderueshme jashtë kufijve të Kosovës”.

Sali Berisha vijonte bojkotin dhe luftën për pushtet. Berisha u kthye u kthyer në Kuvend vetëm në shtator 1999, duke propozuar një marrëveshje të quajtur ‘Pakti i Stabilitetit’. Në fjalim e tij, Berisha i kushton vetëm dy fjali luftës në Kosovë. “Beteja për çlirimin e Kosovës fisnikëroj më shumë se çdo betejë tjetër një histori shqiptare. Nga kjo betejë ata dolën aleatë besnikë të perëndimit, megjithëkëtë e vërteta është sot se, përveç Serbisë ne shqiptarët ndodhemi më larg këtij pakti se të gjitha kombet e tjera të rajonit”. Në këto kohë Millosheviçi kishte kapitulluar.(shqiptarja.com)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit