minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dorëheqjet e fundit; dëshmia e deformimit të politikës shqiptare

0
Dorëheqjet e fundit; dëshmia e deformimit të politikës shqiptare

Nga Ylli Pata

Luan Rama u largua përfundimisht prej LSI-së, duke marrë barrën e rezultatit të dobët të partisë së tij në Vlorë, kur në fakt, ai u “shkarkua” nga Ilir Meta publikisht pak ditë përpara zgjedhjeve.

Mark Marku dha dorëheqjen e fortë, pasi u zgjodh deputet si shef politik i PD-së në Lezhë, ku korri një rezultat mjaft të thellë, duke fituar ndaj PS-së, në një kohë kur partia e tij këtë rezultat nuk e mori në asnjë qark tjetër përveç Kukësit.

Po ashtu, Najada Çomo, dha dorëhejqen nga mandati i saj, pasi arriti që si kreu i listës së PS-së në Tiranë, të jetë pjesë e një fitoreje të rëndësishme politike pëe mazhorancën në qark.

Advertisement

Këto zhvillimet të fundit, janë në fakt një dëshmi flagrante e deformimit të sistemit politik shqiptar.

Në të gjithë vendet e botës, madje edhe në rajonin tonë, pra në Ballkan, politikanët largohen kur nuk marrin në zgjedhje rezultatet e pritshme, apo nuk arrijnë objektivin e përcaktuar.

Ose të paktën, kur politikisht humbasin qartë në një betejë elektorale.

Tek ne, ky standard, që është zbatuar plotësisht me rastin e Fatos Nanos, e pjesërisht me rastin e Sali Berishës, nuk u bë precedent më pas.

Advertisement

Madje tek ne ndodh e kundërta,  kush humbet apo nuk e arrin objektivin-gradohet. Ja shikoni sot në PD, janë graduar të gjithë ata që nuk e kanë arritur objektivin apo kanë humbur thellë. Kreu i Këshillit Kombëtar është vënë Edi Paloka, i cili mori një rezultat shumë të dobët për PD-në në qarkun Durrës.

Numri dy i PD-së është vënë Gazmend Bardhi, i cili humbi thellë qarkun e Elbasanit, duke mos arritur asnjë objektiv. Ndërkohë, kur brenda PD-së ka emra që në betejën e 25 prillit kanë arritur rezultate të rëndësishme, të cilët nuk po u krijohet hapësirë, vetëm se kanë qenë kritikë me Lulzim Bashën. Një nga këto është edhe Agron Shehaj.

Por e gjitha kjo ndodh, pasi problemi është në krye; kur Lulzim Basha vijon e të mos largohet edhe pse ka humbur me radhë disa zgjedhje, natyrisht që ky standard do të vijojë edhe më poshtë tij. E kështu, kjo situatë krijon një çorientim,  dhe një dekurajim të mitivimit që kanë njerëzit për tu aktivizuar në politikë.

Nga ana tjetër në PS, ku mund të thuash gjithçka, por Rama i parapriu këtij fenomeni, duke i vënë drejtuesit e listave në vendet e fundit, e jo në krye të listave. Kështu që humbja e objektivit solli s’kualifikimin e pashmangshëm të tyre; siç ndodhi me Ilir Beqajn dhe Pandeli Majkon.

Advertisement

Ndërkohë në PD, zotëron “sindroma e Fushë-Kosovës”: quhen fitore edhe ata që nuk janë aspak të tilla. Për shembull, doli deputet Flamur Noka që u vendos në Kamëz, kur votate marra atje nuk sollën një balancim të forcave, apo edhe Xhelal Mziu, që edhe pse fitoi në Dibër një deputet më shumë, si rezultat ishte thuajse aty-aty.

Është ky deformim i politikës që krijon ngërç në avancimin e politikës në shoqëri, çka çon që të ndodhin edhe veprime të forta si ajo e Mark Markut, që realisht duhej trajtuar si humbje dhe problem për PD-në, e jo për tu turrur atij siç po bëjnë një pjesë të militantëve “intelektualë” thjesht për tu dukuar më “katolik se Papa”.

E në prishjen e këtij deformimi, ajo që duhet të japë shembullin natyrisht që është opozita, më përpara se qeveria. Ndryshe do të marrë vetëm votat e atyre që kryeqëzuan Mark Markun…

TemA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit