Nga Endri Kajsiu

Ditën e sotme opozita dhe mediat afër saj kanë trajtuar faktin që Greqia do zgjerohet me 12 milje në detin Jon si rrezik që po i kanoset Shqipërisë. Mbi këte argument, kanë sulmuar me tej kryeministrin Rama.

Por si është e vërteta e thjeshtë e kësaj historie?

Fakti është se Konventa është shumë e qartë dhe historia dihet botërisht: Ku ka mbi 24 milje, palët zgjerohen nga 12 milje secila. Ndërsa ku ka më pak se 24 milje, ose negociohet ose shkohet ne Gjykatë Nderkombetare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shqiperia dhe Greqia kanë negociuar përmes Saliut dhe Lulit ku dhe falën detin.

Partia Socialiste dhe Edi Rama e çuan në Kushtetuese e cila e rrëzoi marrëveshjen e Berisha-Basha, pasi këta (që sot sulmojnë) kishin bërë në fakt tradhëti kombëtare.

Në 20 tetor, gjatë takimit me Edi Ramën, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pohoi se çështja e detit Shqipëri-Greqi do të shkojë në Gjykatën e Hagës për të marrë një zgjidhje.

Thënë këto fakte, dukshëm debati i sotëm është një absurd politik që zhvillohet nga ata që dje e falën detin, por që kanë akoma guxim të bëjnë politikë mbi këtë histori që i turpëron.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";