minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rënia e Murit të Berlinit dhe zgjerimi i Greqisë me 12 milje detare

0

Nga Artur Meçollari

Kjo historia e zgjerimit të gjerësisë së detit territorial të Greqisë me 12 milje detare, ku shumë personazhe shprehen se “është e drejta e Greqisë, por duhet të na pyesin edhe ne” më kujton një histori të nëntorit 1989 dhe që lidhet me rrëzimin e Murit të Berlinit.

Mbasi u rrëzua Muri i Berlinit më 9 nëntor 1989, Organizata Bazë e Partisë së Punë në një lagje u mblodh dhe i shkroi një letër Ramiz Alisë. Në letër komunistët ankoheshin pse vendimi për rrëzimin e Murit të Berlinit ishte marrë pa u pyetur edhe Organizata e tyre e Partisë.
Shqipëria nga viti 1946 deri në vitin 2012 ka ndryshuar ose konfirmuar me ligj 10 here gjerësinë e detit territorial, por në asnjë rast nuk ka pyetur ndonjë nga fqinjët e saj detarë (Italinë, Greqinë apo ish-Jugosllavinë (Malin e Zi) për vendimet që ka marrë. Vetëm në vitin 1990 u ndryshua nga 15 në 12 milje detare mbas presionit të SHBA, si dhe është e paqartë si u shfuqizua në vitin 2008. Shpallja e një akti të tillë është e drejtë e shtetit bregdetar, por ai mund të kontestohet mbas shpalljes nëpërmjet mekanizmave të parashikouara nga e drejta ndërkombëtare, nëse gjykohet se cënon interest e një shteti tjetër.
Deri dhjetor 1946 Shqipëria ka patur gjerësinë e detit territorial sipas të drejtës zakonore 3 milje detare. Më pas ka nisur kodifikimi i saj nga legjislacioni i brendshëm, i cili ka ndryshuar si më poshtë:
1. Dhjetor 1946, VKM Nr. 168 – 6 milje detare
2. Shtator 1952, dekreti nr. 1535 – 10 milje detare
3. Korrik 1959, dekreti Nr. 2960 – 10 milje detare
4. Shtator 1961, dekreti nr.3321- 12 milje detare
5. Mars 1970, dekreti Nr. 4650 – 12 milje detare

6. Shkurt 1976, dekreti Nr. 5384 -15 milje detare

7. Mars 1990, dekretiNr. 7366 – 12 milje detare
8. Prill 2001, ligji 8771 – 12 milje detare
9. Janar 2008, ligjin Nr. 9861 – 0 milje detare
10. Prill 2012, Ligjin 60/2012 – 12 milje detare

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit