minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Edhe bashkëpunëtor i Sali Berishës, edhe anti-komunist, edhe anti-korrupsion, nuk shkon

0
Edhe bashkëpunëtor i Sali Berishës, edhe anti-komunist, edhe anti-korrupsion, nuk shkon

Nga Alba Malltezi

Ka disa vlera që nuk mund të qëndrojnë dot bashkë: është paradoksi i paradokseve t’i kesh shërbyer politikanit Sali Berisha, si këshilltar, vartës, ministër, shok partie dhe sot, të shitesh si dashurues drejtësie, barazie, legaliteti, barazie tregu, barazie gjinore, të vërtete, ligji, atdhetari apo edhe antikomunisti, sic disa duket se kanë ndërmarrë të duken sot.

Duke parë sistemin korruptiv të prishur deri në bërthamë, nepotik, antishtet, klanor e fisnor, që Sali Berisha ka ditur të ndërtojë si i vetmi rezultat i karrierës së tij politike, megjithë zemërgjerësinë e pafundme të shqiptarëve për t’i besuar dhe ribesuar (pavarësisht gabimeve fatale të tij), sa i besueshëm është sot një bashkëpunëtor apo ish-bashkëpunëtor i ngushtë i këtij politikani jetëgjatë?

Fakti që Berisha dhe të tijët, edhe sot e kësaj dite, janë të pandëshkuar për krime që në botën e qytetëruar do të rrënqethnin çdo gazetar, shoqëri civile, qytetar e fshatar, malësor e minator, artist e zejtar, falë një sistemi Drejtësie të cënuar e dëmtuar qëllimisht, që njerëzit të mos dallojnë e kuptojnë, nuk i krijon asnjë alibi ish-bashkëpunëtorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij që e kanë parë, e kanë dëgjuar, e kanë ndihmuar, e kanë mbuluar dhe vazhdojnë të heshtin edhe sot. Kanë mbyllur gojën. Nuk ndjehen të gjallë të flasin për korrupsionin që e panë dhe e shohin përditë në pasuritë përrallore pa asnjë justifikim.

Advertisement

Heshtja politike e mediatike, prej varri, që ka mbuluar jehonën e dy investigimeve të Report TV dhe Shqiptarja.com me dokumente dhe fakte mbi skemën e qartë të korrupsionit të ngritur nga Sali Berisha dhe njerëzit e tij, në të vërtetë ushton. Kjo, është heshtja më e zhurmshme që mund të ketë ndodhur në një media shqiptare pas tranzicionit.

Ish këshilltarë, ish-bashkëpunëtorë e bashkëpunëtorë të Berishës, të kastruar e të pamundur të komentojnë krimet e një njeriu që është akoma sot ndikues, që mban peng të dëshirave dhe interesave të tij dhe familjes, një parti të tërë, një opozitë të tërë, janë “vetëshpikur” antikomunistë. Po bëjnë sot, atë që askush prej tyre nuk e ka bërë këto 30 vite. Janë sot, ata që kur shihnin shkrimet e para “Dossier” të Dashnor Kaloçit në “Gazetën Shqiptare” të Carlo Bollinos në vitet ’90, që tregonte histori e marrëzi të Diktaturës, skandalizohesh e sulmonin.

Sot, kjo masë shërbëtorësh dallohet: Papritur, po shihet të tregojë se sa e urren komunizmin vetëm në 2021-shin. Tregojnë si e luftonin edhe pse ishin 5, 10, apo 20 vjec. Dallohet kjo masë e dëshpëruar që flet për atë të shkuar, se nuk guxon as të përmendë, as të distancohet nga politikani që nuk e ka çarë kokën fare as të fshehë miliardat që ka vënë ai dhe fëmijët e tij, duke shfrytëzuar deri në kockë një Shtet.

Nëse sot ju qëllon të takoni këta “antikomunistë”, “antikorrupsionistë” e të tjerë “istë”, ta dini, e bëjnë se nuk flasin dot për çmendurinë dhe korrupsionin e Sali Berishës, njeriut më të talentuar antiligj që Shqipëria ka para ndonjëherë që nga kohët e regjimit komunist.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit