minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nga Bjeshkët në veri, te kanionet në Labëri, ëndrrat tona s’përkojnë më me ato të Sali Berishës e Ilir Metës

0
Nga Bjeshkët në veri, te kanionet në Labëri, ëndrrat tona s’përkojnë më me ato të Sali Berishës e Ilir Metës

Nga Alba Malltezi

Të themi të vërtetën. Cili shqiptar apo shqiptare e 2021 mund ta identifikojë veten apo të përfaqësohet nga stili Sali Berisha dhe Ilir Meta?

Me të parin, për shkak të cilësisë së gjuhës së përdorur, urrejtjes me shumicë, e sidomos shpifjeve dhe sajimeve aspak të denja për cilindo njeri të thjeshtë, komshi, koleg, tregtar, nëpunës, mik në facebooku apo një të panjohuri në rrugë, imagjinoni për një lider, drejtues partie, disa herë drejtues Shteti.

I dyti, gjithashtu, me kalimin e viteve, në vend që të grumbullonte një eksperiencë, dituri, maturi, ekuilibër, në vend që të bëhej si vera që përmirësohet me kalimin e viteve, po tregon përditë të kundërtën.

Advertisement

Por bota, përgjithësisht, ajo pjesë që nuk është e ndëshkuar nga vuajtjet e luftës, ecën përpara, përmirësohet. Po kështu edhe ne shqiptarët. Nuk jemi të dënuar të bëjmë ecjen mbrapsht.

Ja pra. Këta dy liderë politikë, sot janë kapur përdore dhe kërkojnë të kapin sa më shumë shqiptarë të bëjnë ecjen në të shkuarën, në atë që nuk duam ta përjetojmë më. Një popull që ka kaluar 50 vite dikaturë, që përjetoi emigrimin e dhimbshëm të ambasadave dhe të anijeve, nuk mund ta rinjohë sot vetveten tek dy liderë primitivë.

Italia anembanë, Greqia, Gjermania, Franca, Europa, SHBA dhe Kanadaja, përditë e më shumë, si një dallgë e padukshme, por realisht e prekshme, janë dëshmitarë të një integrimi mbresëlënës të shqiptarëve. Në Itali, jemi dëshmitarë: shqiptarët janë mjeshtër në ndërtime, në mirëmbajtje, nëpër piceri e restorante, mjekë e infermierë në spitale, studentë të shkëlqyer, përfaqësues elitarë në arte, mësimdhënie.

Kudo në Itali, nga Jugu në Veri, sheh evolucionin dhe revolucionin e madh të shqiptarëve. Nuk ka sektor të mos takosh bashkëatdhetarë dhe sa herë që ndodh fjalët e vendasve janë të jashtëzakonshme.

Advertisement

Atëherë, çfarë kërkojnë nga shqiptarët Sali Berisha dhe Ilir Meta? Si mund të kenë akoma kurajon të pretendojnë prej nesh të mos zhvillohemi, të mos evoluojmë, vetëm pse ata të dy, dukshëm, nuk janë zhvilluar.

Një popull që të ardhmen e sheh kaq të bukur, emocionuese aq sa janë prekëse malet e Bjeshkëve, kenionet e Labërisë, vallet me vibrimet me palat e fustanellës dhe toket mbi opinga. Gratë e burrat që bënë e qendisën xhubletën, pasardhësit e vëllezërve Frashëri, Cajupit, Fishtës, Konicës, Poradecit, Migjenit, Kutelit, Agollit, Kadaresë, si mund të frymëzohen nga ky Sali e ky Ilir demode’. Etika dhe estetika e tyre, tashmë, është e papranueshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit