minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Emergjencë modernizimi i Sistemit të Emergjencave Civile

0
Emergjencë modernizimi i Sistemit të Emergjencave Civile

Piro Ahmetaj

Fatëkeqësisht, krahas pandemisë, RSh është duke u përballur me pasoja te riciklimit të llavës së zjarreve.

Ngushëllime vllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj. Mirënjohje për personelin e Emergjencave Civile (EC), ushtarakëve të FA, policisë së shtetit, median si dhe kenar për solidaritetin mbarë-kombëtar.

Jemi në kohën e duhurtë bëjmë 1 vlerësim përmbledhës të gjëndjessi dhe kontribuar me disa rekomandime strategjikembi domosdoshmërinë e përmirësimit tëmodelit zyrtar dhe efiçencëssëSistemit të ECnë RSh.

Advertisement

Duhet të jemi të drejtpërdrejtë, të ndershëm dhe të sinqertë që në fillim me qytetarët:“garancia e parashikimit dhe mbrojtjes 100%nga fatkeqësit natyrore është mision i pamundur”.

100 % garanci nuk e siguron as SHBA, as Franca, Gjermania, Japonia etj. Thënë këtë, mbetet përgjegjësi kritike e hallkave Shtetërore, të zhvillojnë strategji, struktura, kapacitetete dhe rregulla angazhimi për të parandaluar dhe shmangur në maksimumin e mundshëmpasojat si dhe menaxhuar me përgjegjshmëri EC.

Ndërkohë, Shteti ka “legjitimitetin dhe përgjegjësinë kushtetuese” të përdorë kapacitetet, përfshi forcën për të “kufizuar të drejtat dhe liritë”, si dhe për të ndëshkuar pa mëshirë këqbërësit (nëse ka), për veprimtari antiligjore, dëmtimin e ambjentit dhe infrastrukturave që kanë impakt në jetën e komunitetit.

Shoqëria civile, komuniteti i biznesit dhe qytetarët kanë krijuar një traditë fisnike solidariteti me banorët e zonave të prekura nga EC, kështu edhe për në 13 vatrat e zjarreve.

Advertisement

Përgjegjësia dhe “detyra numër një” e qeverisë mbetet të mbrojë me çdo kosto dhe rikthejë në normalitet jetën e komunitetit të kërcënuar nga fatëkeqësitë e natyrës, por askujt nuk duhet t’i shkojë në mënd që, kjo mbështetje u jepet atyre për mëshirë, si bamirësi apo për votë elektorale!

Si rutinë cinike, mavroKryetari i Opozitës që“fle, krihetdhe krekosetnë karrike edhe mbas humbjes turpëruese të radhës”,e urdhëronQeverinë:“ti ndalojëme patjatërdhepafare pasoja dalldisjetnatyrës”!?

Në planin afatshkurtër,nevojitetqë masat tëfokusohen tek jetae njërëzve dheinfrastrkturat ktitike.

Ndërsa si masa afatmesme, duhet “mirëpeshuar rreziqet” dhe nga zgjidhjet “mikro”të kalohet në plane“makro”, për të evituar në maksimumin e mundshëmpërsëritjene tyre në të ardhmen.

Advertisement

Në planin afatgjatë,duhet tëfokusuar në përmirësimin rrënjësor të eficencës së sistemitEC, duke konsideruarobjektivat, mënyrat dhe mjetet (ends, ways &means) për përballimin e listës se kërcënimeve tëEC.

Duhet ta pranojmë që megjithë përpjekjet dhe përmirësimet kemi një sistem endetë brishtë të EC, krahasuar edhe me vendet e rajonit.

Problemet e sistemit tëEC?Cilësia përmbushjes së përgjegjësiveshtetërore vlerësohet nga eficenca e masave dhe aftesitë e kapaciteteve në mbrojtje tëjetës, pasurive dhe infrastrukturavenë rastet e fatkeqësive natyrore, epidemive,aksidenteve industriale, ambjentaliste, etj, perfshi zjarret dhe përmbytjetqëpothuaj përsëriten çdo vit në vendin tonë.

Sistem i EC karakterizohet nga 3 faktorë: (1). parashikimi dhe peshimi i listës sëkërcënimeve;(2). modernizimi i kapaciteteve si dhe (3).masa të përshkallëzuaradhe integruara për çdo skenar.

Advertisement

Tre elementët e sipërtrajtuar kanë demostruar mangësi të theksuaranë menaxhimin e EC, pasi ka pasur më shumë spontanitet, gati“rrëmuje të organizuar”, sesa veprimtari, masadhe kapacitete të integruara.

Kërkohen përditësime ligjore, modernizimii strukturave dhe kapaciteteve, integrimi i masave ndër-institucionale, trajnime,stërvitje të përbashkëta, etj.

Krahas konsolidimit të strukturave kombëtaretëEC si dhe e përsëris fortë, ngritjes (sa më shpejt më mirë) së një projekti të përbashkët me Kosovën, na duhet të përmirësojmë rrënjësisht kulturën e bashkëpunimit në nivelrajonal, me NATO-n dhe BE-në, të cilatkontribuojnë me kapacitete, ndihma materiale, financiare, etj.

Po kush është sistemiynë aktuali EC (infrastruktura ligjore, strukturat, kapacitetet, rregullat e angazhimit dhe mësimet e nxjerra, në raport p.sh me Italinë, Kroacinë, Slloveninë, etj?

Advertisement

Së pari, duhet të përditësohetkuadri ligjor, doktrinat dhe rregullat e angazhimeve për EC. Shqipëria ka (në letër) një kornizë ligjore efikase për EC, ndërsa kapacitetet dhe aftësite operacionale janë shumë të kufizuara.

Sigurisht, ligjet janë si “muri i Berlinit”, pra mundet dhe duhet të ndryshojnë, duke  adresuar mësimet e nxjerra në 10 vitet e fundit.

  1. Kushtetuta e Shqipërisë, (pjesa e 16-të, masat e jashtëzakonshme), ne nenet 170, 171, 172, 173, 174, 175, dhe 176 mirë-përcaktojnë kriteret për(a) gjendjen e luftës(kur kërcënohet territori), (b) të gjendjes së jashtëzakonshme (rendi kushtetues), si dhe të(c) gjendjes sëfatkeqësive natyrore ose aksidenteve teknologjike, nënjë pjesë, ose në të gjithë territorin e vendit.

Nëkëto nene përcaktohet lloji i emergjencës, kohëzgjatja, parimet dhe “shkalla e kufizimeve të drejtave dhe lirive të njeriut” dhe balancohen përgjegjësitë e institucioneve kushtetuese: Parlamenti, Presidenti dhe Ekzekutivi. Pra s’kaboshllëk kushtetues, për të vlerësuar, planizuar dhe angazhuarnësituatat/gjendjet e EC.

  1. Paketa ligjore dhe VKM.R.Sh ka një paketëtë plotë ligjore, që përcakton definicionet, institucionet përgjegjëse nëpërballjen merastet e EC. Si VKM-të për: “Ngritjen dhe funksionimin e strukturës së sistemit kombëtar të planifikimit dhe përballimit të EC”; “Organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e shërbimit të EC”; “Tarifat për përdorim të përkohshëm në situata emergjente, të çdo mjeti privat”; “Përbërjen, funksionimin dhe përgjegjësitë e komisionit teknik këshillimor të specialistëve për EC”;si dhe udhëzimet për: “Ngritjen e komisionit vendor të EC, në bashki dhe në nivel qarku”.
  2. Definicionet mbillojet e EC, përcaktohen nëLigjinNr. 8756, dt. 26.3.2001, neni 2, për EC: “kuptohet një situatë kritike urgjente e një natyre të përkohshme, që dëmton seriozisht jetën, shëndetin dhe sigurinë e shtetasve të RSh, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin, në një masë e natyrë të tillë që kalon mundësinë ose autoritetin e organeve të qeverisjes vendore për përballimin e saj”.Qeveria, ka detyrimin ligjor të shpallëgjendjen eEmergjencës (FN),që legjitimon përdorimin e strukturave, kapaciteteve dhe aseteve.

Jo sa njihen, po sa zbatohen mbetet pyetje miliona Euro dhe sfidëe vështirë e qeverisë së radhës!

Advertisement

Së  dyti, transformimi i strukturavedhe modernizimi i kapaciteteve për përballjen me EC është një detyrë e komplikuar dhe e shtrenjtë, pra kërkon ekpertizë të spikatur dhe alokimin e fundeve përkatëse.

Këto kapacitete ndërtohen mbi bazën e skenarëve mbi emergjencat që kanë ndodhurapo ka shumëgjasa të përsëriten. Në dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes janë13 skenarë, 7 prej të cilëve për EC, ku përcaktohen forcat dhe mjetet që nevojiten në secilën prej tyre.

Në dijeninë time,shumë pak është bërë për të zhvilluar kapacitetetqë përcaktohen në këtë dokument (RSM). Do të doja të jem gabim, por të jepet përshtypja se ashtu si ligjet, dokumenti RSM, skenarët, etj. nuk janë lexuar jo vetëm nga drejtuesit e Institucioneve përgjegjëse por edhe nga nivelet operacionale!

Zhvillimi i kapaciteteve të EC bëhet bazuar ne listimin/peshimin e prioriteteve. Prioriteti i I-rëi kushtohet pajisjeve/kapaciteteve që kanë të bëjnë me shpëtimin e jetës së njerëzve, pastaj shërbimet sociale (spitale, shkolla), pronave, infrastrukturave, ambientit,etj.

Advertisement

Së treti,Sa shfrytëzohendhe adresohen mësimet e nxjerra nga EC?Reagimi ndaj fatkeqësiveështë proces i vështirë sepse shoqërohet me të panjohurën. Pra EC bëhen më tëefektshme kur shfrytëzojnë eksperiencëne grumbulluar gjatë viteve të fundit, përfshi dhe rastit në fjalë.

Vendi ka njëligjtë emergjencave, që përcakton misionin, kapacitetet, përgjegjësitë e strukturave dhe në terrenkonstatongjithmonë vullnet,  pëkushtim dhe përgjegjshmërie spikatur nga personeli përkatës. Ajo që mbetet është mungesa e një doktrine të përbashkët ndër-institucionale të reagimit në secilin nga skenarët e mundshem të EC, pra “kush bën çfarë, kur dhe në bashkëpunim me kë?”.

Edhe mungesa e stërvitjeve ndër-institucionale për sejcilin nga skenarëteEC, krijon“rrëmujë të organizuar dhe show” politikanësh seksere, që si kryetarët qëmoti, mbajnë shënim “ankesa” dhe bëjnë “premtime”piramidale. Shpesh, arritjet matenme sasinë e prezencës së ushtarëve dhe civilëve në zonën e operacionit, në vend me eficencën e veprimtarive të tyre në mbështetje të komunitetit.

Sindroma bollshevike për të privatizuar dashurinë për qytetarët dhe protagonizmi politik për të gjetur armikun te Qeveria e radhës, janë tërësisht të tejkaluara dheqë nuk kontribuojnë aspak për strandartet e sigurisë që meritojnë shqiptarët. Edhe media, i drejton më shumë kamerat te “kush politikanvajti/ku dhe tha cfar?”, në vënd të fokusohet te eficenca e sistemit  të EC në raport me rreziqet dhe nevojat e qytetarëve.

Advertisement

Së fundmi, mësimet/tymi dhe flakae rreziqeve të natyrës si dhe mirëmenaxhimi EC, duhet të“shikohen, shënohendhe adresohen me profesionalizëm,përunjësi fisnikedhe përgjegjshmëritë lartështetërore”.

Si në çdo rast, qytetarët nuk duan shumëfjalime, ata në raste fatëkeqësish natyrore, presin dhe meritojnë mbështetje dhe zgjidhje institucionalesa më të shpejtë.

E thënë sa më lart, RSh ka domosdoshmëri jetike modernizimin e sistemitECdhe kapaciteteve për përballjen me kërcenimet e natyrës, epidemitë, njerëzore, ato industriale, ambjentaliste, etj.

Kështu mësimi nga emergjenca e radhës,dhe jo vetëm nga kjo, ështëngritja e një sistem të qëndrueshëm që peshon rreziqet, identifikon misionin, përgjegjësitë, strukturat, adreson mësimet e nxjerra dhe mat në kohë reale cilësinë e ushtrimittëpërgjegjësivezyrtare (kush – bën – çfarë) !

Advertisement

Me statusin dhe përgjegjësinë e Ekspertit tëSigurisë, ndër prioritetet emergjente të QevrisëRama-3, do këshillojapëgatitjene një Plaftorme Kombëtare për transformimin rrënjësor të sistemit të EC, me qëllim: “modernizimin e qasjes zyrtare, strukturave,paisjeve dhe kapaciteteve;përmirësimin rrënjësor të aftësive operacionale dhe kulturës së bashkëpunimit mes intitucioneve shtetërore,me vendet eRajonit, NATO-s dhe BE-së,në interes të sigurisë së jetës, pronës, mirëqënie dhe dinjtetit të qytetarëve të RSH”.

Më konkretisht, mbështetur në ekperiencën e RSh dhe modelet e Italisë, Sllovenisë, Austrisë, Kroacisë, do rekomandojangritjen e:“1Agjensie Kombëtare për EC në vartësi të KM;të2 Bazave Logjistike(force provider)në vartësi të MMdhe 12Qëndra të Mbrojtjes Civile në Prefektura(mbështetur nëgjeneriminme forca rezerviste) për nëpeshimin e rreziqeve, planizmin, përballjen dhe menazhimin e EC”.

*Gjeneral ® PiroAhmetaj,

Espert për Sigurinë Kombëtare & NATO;

Advertisement

Zv/President i Këshillit të Atlantikut,&ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare– PD;

Këshilltar Ushtarak i President të R.Sh;

Zëvëndës Shef i ShP të FA;

Advertisement

Përfaqësues Kombëtar në SHAPE/NATO.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit