minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Historia e detit me dy fjalë

0

Nga Dritan Hila

Përpara vitit ‘90, Shqipëria nuk ka pasur marrëveshje me fqinjët përsa i takon kufirit detar. Apriori merrej për bazë vertikalja që binte aty ku mbaronte kufiri tokësor. Jo të rralla kanë qenë kónfliktet e lindura nga mbivendosja e hartave dhe pretendimeve të shteteve. Shumë shqiptarë e mbajnë mend vrásjen e Fran Ndue Ivanaj, kapitenit të peshkarexhës shqiptare i qëlluár nga marina ushtárake jugosllave pasi refuzoi të sekuestrohej. Pretendimi jugosllav ishte se kishte shkelur ujërat territoriale, ndërkohë që kapiteni shqiptar këmbëngulte se ishte në ujërat tona. Po ashtu shpesh herë roja bregdetare shqiptare ka sekuestruar jahte turistikë të cilët nuk e njihnin problematikën kufitare.

Marrëveshjet dy palëshe ishin për çështje të veçanta, por asnjëherë komplekse. Jo vetëm ne, por edhe shtete të tjera e kishin sipas vendimit të tyre dhe kjo nisur nga fakti se hapësira detare shikohej vetëm si një hapësirë ku mund të peshkohej. Me zbulimin e rezervave nënujore të hidrokarbureve, shtimin e nevojës së popullsisë për faunë detare, rritjes së turizmit detar dhe shtimit të mjeteve të lundrimit private, lindi nevoja e përcaktimit të këtyre hapësirave. I tillë ishte edhe hapi shqiptaro-grek për delimitimin e tyre.

Hapi i ndërmarrë asokohe nga qeveria Berisha, kishte brenda edhe politikë. Berishës i duhej miratimi i Greqisë për të avancuar axhendën e hyrjes në BE. Ashtu sikurse Greqisë i duhej marrëveshja për të krijuar një precedent ku ishuj të vegjël skajorë të shtetit grek të konsideroheshin si pika të vijës bazë. Për sqarim të lexuesit, vija bazë është segmenti që bashkon dy pika ekstreme të gjireve si në rastin e Gjirit të Sarandës, ose kalon nëpër ishuj si më rastin e Vlorës dhe ishullit të Sazanit. Nga kjo vijë fillon matja e 12 miljeve. Qeveria greke donte që ishujt Erikusa dhe Othonos të merreshin për vijë bazë, dhe jo bregdeti i Korfuzit. Por jo vetëm kaq. Presidenti Bamir Topi (i cili tani nuk flet veçse për modele syzesh), duke ç’dekretuar në vitin 2008 vijën bazë të deriatëhershme, bënte që Shqipëria të humbiste ujëra edhe në gjirin e Sarandës.

Advertisement

Gjithsesi pala shqiptare hyri në këto bisedime e papërgatitur. Pala greke mori atë që donte, pra që përllogaritja e hapësirës detare të fillonte nga ishujt Erikusa dhe Othonos, madje të fuste në grupishujt edhe Barketën, një shkëmb që nuk ekziston në hartat e lundrimit. Nëse marrëveshja që lidhi Berisha do të ekzistonte edhe sot dhe me shtyrjen e vijës detare në 12 milje që bëri parlamenti grek, humbja shqiptare do ishte akoma më e madhe. Për hir të një gjykimi kompleks të historisë, duhet thënë se Greqia e ka mbajtur vijën detare në limitin e 6 miljeve detare, për shkak të presionit të SHBA. Nëse hapësira detare greke do të shtyhet në 12 milje, atëherë gjithë Mesdheu lindor kthehet në një liqen grek. Për më shumë kjo do të frustronte një fuqi rajonale si Turqia, e domosdoshme për të frenuar daljen e Rusisë nga ngushtica e Bosforit.

Hallka kyçe e gjithë diskutimeve në delimitim është nëse ishujt e vegjël greke si në rastin tonë do të konsiderohen vazhdim i kontinentit apo pjesë e arkipelagut ishullor. Pra Othonos dhe Erikusa do jenë pika nga do të kalojë vija bazë apo ajo do të jetë bregdeti i Korfuzit. E gjitha kjo është një çështje të cilën dy qeveritë nuk e zgjidhnin dot. Marrja e iniciativës nga qeveria Berisha shkaktoi tërbimin e Turqisë. Zërat thonë se ishte edhe një marifet i Berishës për të marrë firmën greke për avancimin e axhendës tonë drejt BE dhe pastaj ta hidhte poshtë në Gjykatën Kushtetuese, pasi 4 nga gjyqtarët e kushtetueses shqiptare ishin njerëz besnikë të tij.

Edhe diskutimet Kotzias-Bushati, i treguan Ramës se më shumë sesa problem juridik i së drejtës ndërkombëtare ku pala shqiptare si gjithmonë u paraqit me delegacione që shkëlqenin nga inferioriteti sikurse buzëqeshjet e Dhimitër Bushatit, siç i pëlqente Kotziasit ta quante Ditmirin tonë, ajo ishte problem politik. Kurse sot, pasi këtë hap e ka ndërmarrë Italia, Rama e ka më të lehtë iniciativën. Duke qenë në prag të fushatës elektorale, me këtë manovër ai edhe i bën qejfin elektoratit filogrek shqiptar që ndikohet nga Athina, por edhe nuk merr përsipër zemërimin turk i cili gjithashtu ndikon në një fetë të elektoratit shqiptar. Zgjidhja e çështjes në gjykatën e Hagës ka problematikën e vet teknike pasi Shqipëria nuk ka juristë të së drejtës detare ndërkohë që fqinji ynë ka një “know-how” të kalibrit botëror në këtë fushë.

Gjithashtu Greqia do të ushtrojë gjithë ndikimin e vet politik dhe diplomatik në një zgjidhje në favor të saj të çështjes, në mënyrë që ta ketë si precedent në konfliktin me Turqinë. Gjithsesi e gjitha kjo histori nuk është se merr fund në një apo dy vite. Vendimi i gjykatës gjithashtu mund të kontestohet nga pala e humbur dhe zona problematike të mbetet gjithmonë e vdekur nga pikëpamja ekonomike. Deri më sot praktikat e gjykimeve ndërkombëtare kanë treguar se janë të zbatueshme kur e pranojnë të dy shtetet.

Advertisement

Hapi i ndërmarrë nga Rama, më shumë sesa zgjidhje e kónfliktit detar është një kónflikt i ngrirë, një zgjatje e tij në një formë tjetër që kënaq të tre palët shqiptaro-greko-turke. Asgjë nuk ka për t’u zgjidhur sa kohë që këtë problem nuk e zgjidh Turqia me Greqinë dhe SHBA të vendosë vulën. Ashtu sikurse mitingashët e partive do të vazhdojnë të bëjnë ekspertizën detare, pasi kjo nuk i ndryshon mendjen asnjë shqiptari se ku do ta çojë votën dhe, as e qas e as e shtyn vijën e kufirit që akoma nuk ekziston./dritare.net

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit