minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kim Mehmeti: Edi Rama mund të jetë burrë shteti, aq sa një prostitutë nuse shtëpie

0
Kim Mehmeti: Edi Rama mund të jetë burrë shteti, aq sa një prostitutë nuse shtëpie

Analisti i familjes Berisha, Kim Mehmeti, ka bërë një tjetër shkrim kundër Edi Ramës, të cilin e konsideron si përfaqësues të një klase intelektualësh në Shqipëri, që janë të paskrupullt.

Ai shkruan se Edi Rama mund të jetë një burrë shteti, aq sa mund të jetë nuse shtëpie një prostitutë.

Shkrimi i Kim Mehmetit  

Më në fund korçarët e realizuan ëndrrën e tyre të madhe që të pinë birrë duke dëgjuar muzikë serbe. Edhe atë nga një këngëtar që ka në xhep çelësin e kryeqendrës së shqiptarisë – atë të Tiranës.

Advertisement

E në ndërkohë kryeministri i Shqipërisë vazhdon të na bindë se të gjithë ata që e kundërshtuan ardhjen e këngëtarit serb në Korçë, janë fashistë si dhe, sa nuk tha se patriotizmi shqiptarë është primitivizëm i barabartë me shovinizmin serb. Me çka del puna se ai paguhet që t’i mbrojë serbët nga ‘shovinizmi’ ynë, e jo shqiptarin nga urrejtja serbe.

Sidoqoftë duhet thënë: ardhja e këngëtarit serb në Korçë tregoi sa e paskrupullt është shtresa shqiptare, të cilën e polli epoka enveriste, e që beson se s’mund to bëhesh kozmopolit nëse je patriot e nacionalist?!

Pra sa të pafytyrë janë ata që në një farë mënyre ndjehen keq në lëkurën e shqiptarit dhe të cilët bëjnë çmos të jenë sa më të pëlqyer nga serbët.

Dhe Piktori, si përfaqësues i kësaj klase ‘intelektualësh’ e politikanësh, do vazhdojë të ne bind se civilizimi  ynë është proporcional me atë sa nuk ndjehemi shqiptarë dhe sa e pëlqejmë ‘turbo-follkun’ serb.

Advertisement

Pa dyshim se këngëtari serb, që i zbaviti i të dehurit nga birra, nuk është simboli i shovinizmit serb. Njësoj siç nuk është Piktori përfaqësues i tradhtarëve të shqiptarisë.

Por ish- lideri i grupit ‘Bjello Dugme’ është përfaqësues i gjeneratës që e vuan rrënimin e ish Jugosllavisë antishqiptare dhe që, mbrojtjen e saj me të gjitha mjetet, e konsideronin si diçka legjitime.

Njësoj pra siç është Piktori përfaqësues i  gjeneratës e cila me mall e rikujton kohën kur nuk vlerësoheshe me atë sa je nacionalistë e patriot shqiptarë, por sa je pa fizionomi etnike si dhe, sa je i gatshëm që identitetin tëndë kombëtar ta flijosh për të mirën e nënës parti dhe për realizimin e idesë për bashkimin e proletariatit botëror.

Po pra, ata që i kishte marrë malli për ‘tallavanë serbe’,  e realizuan dëshirën e vet. Me çka e dëshmuan edhe besnikërinë ndaj  ‘prijësi’ të tyre, ndaj atij që vite me parë, mysafirit të sotëm serb, ia dha çelësin e Tiranës.

Advertisement

Ndërkaq, pjesa tjetër e shqiptarisë, vazhdon ta përcjellë grindjen mes atyre që e kundërshtonin ardhjen e këngëtari serb dhe atyre që e mbronin atë.

Dhe nga muzika e zëshme serbe as që dëgjohet zëri i atyre që thonë se nuk është gjithaq me rëndësi se kush vjen e këndon mes nesh, por kujt ia kemi lënë në dorë Shqipërinë. Siç nuk dëgjohet as pyetja se si e prumë punën deri këtu që kryeministri i Shqipërisë, civilizimin dhe patriotizmin tonë ta vlerësojë nëpërmjet sjelljes sonë ndaj këngëtarëve serb?!

Sidoqoftë duhet pranuar se ‘tallavanë serbe’, nuk e sollën mes nesh këngëtarët serb, por ‘kozmopolitët‘ tanë që e morën në duar shqiptarinë. E të cilët i bëmë burrështetas ne që nuk e dinim se vështirë mund ta bësh shtëpiare të rriturën në ‘shtëpi  publike’, apo atë që me vite ka qenë kurvë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit