minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

PËRSHKRIM/ “Njeriu i ri” apo “burrë shteti”? Kush është Sali Berisha

0
PËRSHKRIM/ “Njeriu i ri” apo “burrë shteti”? Kush është Sali Berisha

Siç pritej, “non grata” amerikane u pasua nga cilësine, lartime, deri fetishizime, mbi atë se ç’farë është Sali Berisha, pra në gjykimin e ithtarëve të tij politikë, ku veçon ai “burrë shteti”. Burrë shteti? Po për çfarë?  Eshtë gati njëjta gjë si me Bashën “politikan europian”.

Nëse pyet artikuluesit e tyre për të acancuar në zbërthime më konkrete dhe me shembuj ilustrativë mbi cilësimet përkatëse, me gjasë do mbeten pa gojë, ngjashëm si Basha që, në një intervistë televizive, pasi renditi dhe shkencëtarë te lista për deputet e PD-së, kur u pyet për emra, se cilët ishin ata ose ai, u shtang përballë pyetësit pa patur asnjë përgjigje.

Buron kjo nga psikoza dominuese e PD-së, të jetuarit me vetëgënjeshtër, individualisht dhe kolektivisht. Ndaj dhe prodhojnë mite pa fund, mb veten dhe kundërshtarin.

Një prej këtyre miteve të gënjeshtërta është pikërisht ajo e Sali Berishës si burrë shteti. Më e pakta, “burrë shteti” lidhet me një frymë, me një shndërrim, me reforma të thella, me akte historike politike, me themelimin e standarteve të larta politike, me emancipimin politik dhe mbi të gjitha me një ligjërim brilant.

Advertisement

Cilin prej tyre posedon si vlerë e cilësi Sali Berisha?

Si mund të jetë burrë shteti njeriu të cilit nuk i atribuohet asnjë thënie e mençur në 30 vite karierrë?

Si mund të jetë burrë shteti një njeri që ka prodhuar ligjërimin më vrastar, më përçarës, me antiemancipues për shoqërinë.

Si mund të jetë burrë shteti një njeri që i besohet shteti, qeverisja, fatet njerëzore, por që vuan dramatikisht mungesën e çdo elementi urtësie, në fjalë, veprime apo akte politike?

Advertisement

Po atëherë ç’është Sali Berisha? Ai është, e pathënë gjer më sot dhe i paanalizuar në këtë këndvështrim, historia e “Njeriut të ri” shqiptar, produkt famëkeq i komunizmit, që arrin, falë paskrupullsisë (Njeriu i ri duhej të qe i tillë dhe dallohej dhe për këtë), kombinuar me një inteligjencë të mbrapshtë fshatare, të ngjisë maja karriere jo vetëm në regjimin që e prodhoi dhe ku u kultivua por dhe më tej. Kjo, falë asaj pjese të pagdhendur kulturore shoqërore, që, në kushte komunizmi, do kishin predispozitën për të qenë “Njeriu i ri”.

Çështë “Njeriu i ri”? Eshtë njeriu i periferive shoqërore, i zhveshur nga zotërime materiale që i japin prestigj ekonomik (prona), i zhveshur nga resurse trashëgimore njerëzore që i ushqejnë krenari (të parë me emër e bëma), e që për këtë shkak, u futën në pazar me regjimin: ai i morri nga periferitë dhe u dha shkollim, e këta, si resto i kthyen shërbimet proletare në forma besnikërie e devocioni politik. Si shembull: prishja e objekteve të kultit në 67-ën, u bë pikërisht nga ky lloj njeriu, ai periferik.

Sali Berisha është tipiku i njeriut periferik, ku, edhe pse ka lexuar libra është një dramë kulturore e që nuk posedon asgjë prej atyre artibuteve që e lënë jashtë kategorizimit të “Njeriut të ri”. E ka dhe këtë njeriu i ri, që të paktën as kulturalisht s’të dhuron gjë.

Ndaj, para se 30 vitet e post-komunizmit shqiptar jenë kështu apo ashtu, tension e korrupsion, ato janë një paradoks i thellë politik që lidhet me emrin e Berishës. Sepse ky njeri, pa asnjë histori disidence anti-komuniste, por një komunist klasik e tipik, nis të adhurohet nga anti-komunistë e ish-të përndjekur(!); ky njeri, pa tokë a prona, shihet nga ish-pronarë si ai që do u kthejë pronën(!), ky njeri, pa ide e kreativitet, pa vizion, besohet se do mbrothësojë ekonominë e shoqërinë(!), ky njeri, egërshan në komunikim, besohet se do emancipojë shoqërinë(!). Dhe më kryesorja, një i majtë tipik social që adhurohet nga ata që i thonë vetes të djathtë(!).

Advertisement

Pra më saktë, është një mbetje e “Njeriut të ri”, që falë degradimit mental e kulturor nga komunizmit, gjen të çarat karakteriale në një shoqëri të sëmurë nga injektimet enveriste për të bërë ligjin dhe në post-Enverizëm.

Si shembull shihni PD-në e tij sot, një shëmti politike që ulëret për reformim, si PP në 90-ën. (tesheshi)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit