minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

Koço Devole më fton në parajsë

0

Nga Mitro Çela

25 ditë më parë dola njeri pozitiv. Një natë temperatura arriti-37 e pesë viza.

U përpëlita në krevat…Më zuri gjumi…

…Mbi ballë ndjeva një dorë. Hapa sytë…Ishte Koço Devole!

Advertisement

-Paske ethe, mor bir?

-Po! Ti ke përvojë. Çfarë të bëj?

-Po ndoqe përvojën time, të pret parajsa!

-Po erdha unë, i vjen radha Filipit!

Advertisement

-Mos ki merak. Tani që u bë edhe drejtor i Portokallisë, ka kush të zëvendëson.

-Por i duhem Denisës?! Dori do mbetet jetim. Devisit do t’i bjerë vilani…Anitës, Matildës, Ivës- kush do tua zgjidhi hallet? Palomës do i mungojne numrat e telefonit. Kolit kush do ja rregulloi gruan në punë? Alisa, Foni, Antela- duan ndonjë këshillë.

-Do mbetet pa u botuar libri që kam nisur të shkruaj: “Koço Devole”.

-Mos e bëj qejfin qeder! Në tokë je i harruar pa mbushur 40 ditë! Ja zotrote: ke shkuar të ndezësh ndonjë qiri tek varri im?!

Advertisement

-Ka çupa në parajsë?

-Parajsën për femra e ke parajsë. Lakuriq. Zogun e mbulojnë me gjethe pjergulle. Burrat mbulojnë hallater me peshqir. Modë e re në parajsë. Dikush e solli. Kishte vdekur me peshqir shaleve, në një lokal seksi në Gjermani.

-U pëlqye si modë. “Vulën “e vuri Shën Pjetri.

-Çupat të vinë vërdall. Por nuk ka seks!

Advertisement

-Poshtë parajsa! Për çupa, Tirana është parajsë e shkuar parjsës. Ti më ke mësuar: Nuk ka lumturi pa seks! Nuk vi me ty?!

-Avash. Avash. Ka arsye qiellore! Po u nakatos zogu me birbilin, ënjtet barku. Do lindin miliarda fëmijë. Ku do mbytet parajsa me kalamanë nëpër këmbë?!

-Dhe Zoti vendosi: Në parajsë seksi është herezi?!

-Koço! Filipi ka një merak. Mos ke lënë ndonjë fëmijë rrugëve të Tiranës? Duam ti ndihmojmë: të mos rriten si jetimë?

Advertisement

-Mitro Xhani! Thuaj Filipit të mos e bëjë qejfin qeder! Në rini i kisha frenat top…

Pastaj doli perservativi…

…U hap drita. Hyri Ezmerka!… U prish ëndërra.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | online university