minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kongresi i triumfit personal të Edi Ramës dhe bërja vetë e opozitës

0
Kongresi i triumfit personal të Edi Ramës dhe bërja vetë e opozitës

Nga Roland Qafoku

Që ta kuptojmë më mirë çfarë ndodhi në Kongresin e Partisë Socialiste mjafton të “vizatojmë” se si dukeshin aty disa figura të rëndësishme që dikur ishin kumbarët e futjes së Edi Ramës në parti. Madje edhe shefa, por që dje në kongres ishin humbës pikërisht ndaj tij. Ata thjesht kishin arritur të prisnin një biletë për të qenë pjesmarrës në kongresin e triumfit personal të Edi Ramnës. I pari Fatos Nano që me video përshëndeti me thirrjen “stafetën t’ua kalojnë brezit të ri”. Te Rexhep Meidani, i urti i të urtëve që kur ishte pjesë drejtuese e ka bërë PS-në një parti më të mirë. Te Ethem Ruka, profesori i biologjisë molekulare që pas syzeve të diellit teksa u shfaq i ulur në stadium më shumë duhet ta ketë patur mendjen te ADN-ja e partisë se sa te ato që thuheshin aty. Te Anastas Angjeli që mes Akademisë së Shkencave dhe Partisë Socialiste vijon të mbartë ende një dyzim jo të vogël. Te Ditmir Bushati që dukej sikur mbrohej ngaqë më pranë tij ndodhej ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Te Valentina Leskaj që kur shfaqet kupton sa i mungon PS-së një grua model si ajo në politikë. Te Vasilika Hysi, zëvendësja që tërhoqi këmbën zvarrë për shefin e saj Gramoz Ruçi. Te Musa Ulqini që kur mungon ai, PS-së i mungon thelbi. Te Arta Dade që ende me nurin e saj është shumë herë më e pëlqyer se sa çupkat rishtare të PS-së që mburren me diploma të huaja, por nuk flasin mirë anglisht. Te i fundit, por jo për nga rëndësia: Te Pandeli Majko, i cili vazhdon të vuajë pasojat e dhëmballës, dhimbja e të cilës ndoshta i pushon nëse do t’i afrojnë ndonjë post pëllumbash. Ndaj të gjithë këtyre Edi Rama ka fituar. Tani, i qetë, i duhet të qeverisë në një mandat të tretë, por edhe t’i dojë ata ndaj të cilëve ka fituar bindshëm përgjatë karrierës së tij.

Përpos përgjigjes së pyetjes se çfarë do ti bëjë këtij superpushteti, Edi Rama dje kishte një arsye më shumë për ta sigmatizuar për vete të gjithë kongresin e PS-së. Në 30 vjet jetë të Partisë Socialiste ai ka përmbysur kohëzgjatjen e drejtimit të kësaj partie në krahasim me atë që dikur quhej lideri historik i saj. Në shtator Edi Rama mbush 16 vjet që drejton Partinë Socialiste kundrejt 14 viteve që e drejtoi Fatos Nano. Por më shumë se kaq, Edi Rama ka një bilanc shumë herë më të mirë se ai në këto 16 vjet. Me Edi Ramën në krye PS rezulon të ketë fituar tre zgjedhje parlamentare rresht, 2013, 2017, 2021 dhe të ketë humbur vetëm zgjedhjet e vitit 2009. Madje edhe pas këtyre zgjedhjeve PD qendroi në pushtet falë koaliconit me LSI me vetëm 4 deputetë. Ndërkohë Partia Socialiste me Fatos Nanon humbi zgjedhjet e vitit 1992, 1997, 2005 dhe për katër vjet kryetari i saj u burgos me akuza të montuara politikisht. Këtij bilanci në krye të PS duhet ti shtojmë edhe bilancin personal të cilin Edi Rama e ka më pozitivin se çdo politikan tjetër shqiptar në këto 30 vjet: Në 23 vjet në politikë aktive dhe pjesë e Partisë Socialiste, ai ka qëndruar 21 vjet e 8 muaj në pushtet dhe vetëm 16 muaj në opozitë pa patur asnjë detyrë dhe post shtetëror. Dhe me fitimin e mandatit të tretë bilanci i pritshëm është afër 26 vjet në pushtet dhe vetëm 16 muaj në opozitë. Ose akoma, Edi Rama pritet të thyejë rekordin dhe të renditet i dyti kryeministër më jetëgjatë me 12 vjet qendrim në detyrë pas Mehmet Shehut i cili qendroi 27 vjet, 4 muaj e 28 ditë. Në këtë mënyrë Edi Rama pritet të lërë pas nga kohëzgjatje në detyrën e kryeministrit Enver Hoxhën i cili qendroi 9 vjet 9 muaj e 26 ditë, Adil Çarçanin me 9 vjet 1 muaj e 6 ditë dhe Sali Berishën me 8 vjet. Me të gjitha këto Edi Rama kishte arsye ta personalizonte kongresin e 30 vjetorit të Partisë Socialiste. Këto shifra dhe fakte edhe kritikët dhe akuzatorët më të mëdhenj nuk mund ti mohojnë. Ai rezulton të ketë fituar ndaj të gjithë konkurentëve.

Të bësh opozitën e vetes

Advertisement

Edhe për arsye se administrata është e mbushur në një pjesë të konsiderueshme me ithtarë dhe militantë dhe në raste të tjera si strehëz i emërimeve politike partiake për ndere e qoka. A e di zoti Rama se disa servilë të skalionit të dytë ndaj tij mburren dhe bëjnë garë konkurese mes tyre se sa emërime kanë arritur të bëjnë në administratë në këto 8 vjet vetëm falë fuqisë së tyre? Epo, pa larguar këta servilë që mburren se bëjnë emërime në administratë Edi Rama nuk mund ta pastrojë kurrë administratën. Në mandatin e tretë PS-së kjo mund ti rëndojë aq shumë saqë mund të bëhet arsyeja e një dështimi.

Dorëheqja e Gramoz Ruçit si parathënie për largimin e pleqve

Gramoz Ruçi është i dyti politikan i lartë në këto 30 vjet në Shqipëri që jep dorëheqjen jo vetëm nga funksionet politike por edhe nga politika. Pas Fatos Nanos në vitin 2005, Ruç ndoqi parimin se çdo fillim e ka një mbarim. Ishte një fund që në fakt ndryshon kryekëput me çdo dorëheqje. E kanë dhënë dorëheqjen ata që kanë humbur por asnjë nuk ka dhënë dorëheqje ndonjë që ka fituar. Madje sa ka fituar mandatin e deputetit. Por Ruçi edhe këtu shkëlqeu. Sigurisht që në këtë largim duket se ka një dorë edhe Edi Rama. Partia Socialiste nuk do ta ketë më gjatë mandatit të tretë gurin e peshës që në politikë është ende sekretari i parë i PPSH-së. Por më shumë se ndikimi i Ramës është vetë Ruçi ai që i la pa fjalë të gjithë kur tha: “Natyrshëm gjatë këtij mandate që po përfundojmë me mua ka bashkëjetuar një pyetje, unë Gramoz Ruçi deklaroj fundin e maratonës politike, pasi çdo start ka dhe finish. Prandaj miqtë e mi, kam zgjedhur sot, se ska më mirë se sa 30-vjetori i PS, se jap dorëheqjen nga çdo funksion e rol. Aq sa të më punojë mendja dhe zemra, do jem socialist, do jem gjysh i përkryer se jam 3 herë gjysh. Rroftë PS, gëzuar 30-vjetorin socialistë shqiptarë, rroftë Shqipëria!”. Kur ishte në politikë kritikët thoshin përse nuk ikte. Tani që iku thonë ky është një shoë. Hajde merre vesh këtë politikën tonë dhe kritikët e saj. Megjithatë, Gramoz Ruçi bëri atë që nuk e ka bërë asnjë politikan tjetër: Iku si fitues dhe iku kur deshi vetë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit