minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

Lulzim Basha do pushtet pa levizur nga vendi

0

Nga Edmond Arizaj

Duhet nje qeveri tjeter, thote Lul Basha. Jam dakort. Duhet. Qofte edhe per te trazuar ujin e ndenjur e erekeq ne shume sektore.

Duhet edhe per te balancuar pushtetet ne nje periudhe qe i afrohemi, ne mos jemi ne pushtet autokratik, edhe per faj e falje te opozites.

Por si? Me lutje? Ne nje krahasim te shpejte mes Bashes dhe Rames; Basha nuk krahasohet me Ramen si kryetar bashkie.

Advertisement

Basha nuk krahasohet me Ramen si kryetar opozite. Basha nuk u nda me Berishen si Rama me Nanon. Basha nuk beri aleance me LSI si Rama e beri, e as nuk bashkoi gjithe demokratet e larguar apo qejfmbetur si Berisha e beri.

Basha nuk u tregoi vendin shushunjave me nje taksi elektorat si e beri Rama. Basha nuk udheheq reagimin politik disa muaj para zgjedhjeve si Berisha ne 2005, apo Rama ne 2013. Madje, madje per te bindur votuesit, Basha nuk nxjerr as nje kabinet qeveritar.

Me ke do te drejtoje neser, cila do te jete qeveria e re? Meqe jemi ne sezon pandemie, vaksinimi, spitalesh etj, ke ka menduar Basha si minister (ministre) shendetesie?

Meqe ministria me e sulmuar nga opozita dhe Basha personalisht edhe me betimin e forte “do kalojne mbi trupin tim”, eshte ajo e Brendshme, kush eshte personi qe Basha ka menduar per kete post?

Advertisement

E nese financat dhe ekonomia shqiptare sipas Bashes jane ne rrenim, apo gremisur ne humnere tashme, kush eshte shpetimtari qe premton fuqizimin e saj?

Te pakten keto tre shtylla te kabinetit te ardhshem, Basha edhe mund t’i rreshtoje, qe njerezit te bejne ndonje krahasim, ndonje dallim dhe te tundohen per votim.

Sepse duhet te besh dhe dicka vete, jo vetem te presesh nga rrjetet sociale. Te cilat, falas apo me porosi, jane duke bere ne fakt opoziten reale.

Vete Basha cfare po ben, pervecse rri poshte fikut duke pritur te keputet kokrra e pushtetit e t’i bjere ne goje?

Advertisement

Minimumi qe duhet te beje Basha eshte te na ofroje nje ekip qe ne leter eshte me i mire se ai i Rames. Ose me thjeshte fare: Cfare do beje me mire. Oferta e tij. Qofte edhe duke na genjyer.

Nese nuk ben as kaq, kam frike se as bifteku i Nusretit e as makuteria e pashpirtesia e Tires nuk do ta ndihmojne t’i marre timonin Rames qe as ka ndermend ta leshoje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova