minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nekro-fantazia me mijëra të vdekur e Bashës, alibi për të harruar Bellanicën

0

Nga Kreshnik Spahiu

Dje Lulzim Basha gjeti mënyrēn më të poshtër për të spostuar akuazat e kosovarve që ai bashkëpunoi me Serbinë.

Nuk kishte si ndodhte ndryshe.

Lulzim Bashës i duhej një lajm bombë që të shpërqëndronte debatin.

Advertisement

Tema iu ofrua nga nekrofilët që drejtojnë Partinë Demokratike.

Dje Lulzim Basha plasi tymnajën e mijëra të vdekurve nga Covid.

Me pak fjalë, zgjodhi rrugën e izolimit të Shqipërisë, si e vetmja mënyrë që askush mos ketë vëmëndjen te e kaluara e tij e ndyrë, që filloi me financimet e shkollës nga Soros, vazhdoi me veprimtarinë kundër UÇK dhe u mbyll me shitjen e hapsirës detare Greqisë.

Tre ditë më parë Gjermania, si drejtuese e radhës së BE, vendosi të mbyll përkohësisht shërbimet konsullore me Shqipërinë. Pas Gjermanisë, të gjitha Ambasadat e BE pritet të mbyllin konsullatat.

Advertisement

Shqipëria është në kufijtë e rrezikshëm të standartit europian për infeksione për banore.

Një shtim artifical do ketë dy pasoja fatale:

1- Karantinën totale dhe shtetërrethim të qytetarve dhe bizneseve në çdo cep të Shqipërisë,

2- Mbylljen e kufijve pa afat deri në vaksinim të gjithe vendeve europiane, që do zgjasë dy vjet.

Advertisement

Demokratët dje festuan se lideri i tyre paska zbuluar nje skandal të madh.

Luli paska zbuluar mbi 1000 te vdekur nga Covid, por pa emra.

Të vdekurit nuk janë as mace dhe as qen, por kane identitet. Madje dhe qentë e Gjirit të Lalzit kanë emra dhe kartelë mjekësore.

1000 të vdekur nuk mund futen në xhepin e doktor Kalos apo Piperos.

Advertisement

Demokratët mund të festojnë një lajm, që po përdoret si alibi për t’u harruar kaseta e gazetarit kosovar Bellanica, por mos harrojnë që një izolim total i Shqipërisë, do ishte shërbimi më i madh që i bëjnë Edi Ramës dhe partisë.

Nekro fantazia e Luli Bashës mund të fundosë Shqipërinë dhe partinë.

Një karantinē e dytë do shkatërronte zgjedhjet e 25 prillit dhe karrierën qyl, të Luli Bashës.

Por Luli është aq gomar sa nuk mund ta kuptojë, që rritja e numrit artificial të viktimave e favorizon Edi Ramën dhe i sjell Lulit, dramën.

Advertisement

Uroj që Shqipëria mos të futet në një shtetërrethim dhe karantinë të dytë, bazuar mbi lajmet dhe përrallat e Lulzim Bashës, sepse në të kundërtën “tymi” do duket aq larg, sa do përvëlohet, Luli, partia dhe Shqipëria.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit