minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shpata e harruar

0

Nga Frrok Çupi

Ka njerëz që e mbajnë në trup gjithë jetën, siç shkruante Franz Kafka, mes mishit dhe lëkurës, pa u dalë pikë gjaku. Mes nesh, 100 vjet pas shkrimtarit të famshëm, Lulzim Basha, nga mëngjesi në mbrëmje mban në kurriz metalin e harruar.

Ka shumë të tjerë, por na shkon syri te ky njeri jo pse është i vetëm me shpatë pas qafe, por sepse ky për shkak të postit që mban, i rrezikon të gjithë.

Kryetarin e Opozitës e kanë nisur për në betejë, drejt zgjedhjeve të 25 prillit, me shpatë pas qafe.

Advertisement

‘E kanë nisur për në betejë’, thashë. Nuk e thashë pa dashje ‘e kanë nisur’. Beteja e zgjedhjeve parlamentare kësaj here bëhet mes atyre që mbanin armën e vjetër të pushtetit dhe këtyre të tjerëve që janë në pushtet. Luli, thjesht mban reliken e vjetër.

Ja si shfaqet arma e harruar në mish:

1.

O pushtet, o luftë!

Advertisement

Dita e nisjes së ‘ushtarit’ për në luftë nuk ishte një cerebral, por nisi me një urdhër: ‘Nëse nuk do të fitosh zgjedhjet, luftë do të ketë!’. Kështu bëri thirrje kryetari i vërtetë i opozitës, zoti Berisha, diku nga ditët e fundit të 2020.

U duk sikur iu drejtua maxhorancës, por në fakt ‘mareshali’ e kishte me ushtarin e vet. Lufta e përgjakshme për pushtetin është një ‘shpatë e harruar’ në mishin e Partisë Demokratike, që nga viti 1996.

Në fund të atij maji, Partia Demokratike në pushtet, edhe pse e konsumuar aq sa dukej si rrobë e vjetër në tel, ditën e  zgjedhjeve e përgjaku sheshin e kryeqytetit. Disa nga liderët e opozitës u copëtuan dhe u zvarritën nëpër shesh e deri në faqet e para të gazetave të mëdha të botës; të tjerë u morën me ‘thes në kry’ e u sakatuan andej nga Sharra, iu thyen dhëmbët e kërcejtë, u hodhën në kontejnerët e plehrave të Sharrës…, dhe disa u ngjallën përsëri.

Arsyeja e mizorisë ishte pse Partia e presidentit të Republikës kishte humbur zgjedhjet. Pastaj seria e vrasjes për pushtet nuk u ndal: Lufta civile e vitit 1997 ku u vranë rreth 3000, grushti i shtetit i vitit 1998 ku u vra lideri i studentëve dhe disa të tjerë që u shkoi ‘deka hupët’; pastaj katër dëshmorët e 21 janarit para selisë së qeverisë; katër snajperët… Vrasjet e kundërshtarëve u zgjuan më fort se kurrë në histori gjatë pushtetit të Partisë Demokratike…

Advertisement

Kjo është shpata që mban në mish ‘gladiatori’ i ri i PD.

2.

Mashtro siç mashtruam!

Pse sot në krye të PD ndodhet Lul Basha, e nuk ndodhet një tjetër? Për shembull Jozefina, ose Sokol Olldashi? E para është këtu mes të gjallëve, ndërsa Sokoli nuk u soll edhe aq mirë sa ta meritonte, thjesht nuk e hëngri sapunin për djathë.

Advertisement

Kam vënë re se në tërë veprën e PD pas vitit 1992, vend të madh ka zënë mashtrimi. Luli tani, edhe sikur të mos e dallojë, në fakt e mban në kurriz edhe këtë ‘shpatë’ të ndryshkur. Këto ditë e kanë lëshuar të deklarojë se qeveria ‘po shet detin’, se fqinjët e paskan marrë ‘me kohë vaksinën e Covid, vetëm ne jo’.

Nuk ka asnjë provë, por për Lulin është ‘punë e kryer’; ai kthehet në mbrëmje pas mashtrimit dhe shkarkon barrën të i zoti. ‘Zoti’. I zoti bashkë me Lulin shitën detin në vitin 2009. Mirëpo ky edhe shet edhe duhet të mashtrojë, kjo është detyra.

Luli, i mësuar sipas veseve tragjike të shefave, më në fund e ka bërë të vetën zotësinë e mashtrimit. Mashtroi para gjithë botës dy a tre a dhjetë herë mbi numrin e të vdekurve nga Covd19, por ditën e  fundit qeshi e shkoi te shokët. Mashtroi zgjedhësit kur ‘dogji mandatet’ parlamentare duke iu thënë se e bënte për ‘principin e demokracisë’.

Të ‘vobektët’ e Unazës së Re, si edhe militantët e ‘Çadrës’ 2017 e  kanë pësuar më keq se askush. Banorët e Unazës ‘luftuan’ 158 ditë e net. Pse 158 ditë e jo më pak? Pazari i shitjes së protestës ishte shumë i vështirë, në fund Luli fitoi më pak se me ‘Çadrën’ dhe me ‘Kalimashin’.

Advertisement

Me Çadrën për 70 ditë fitoi 13 milionë euro të premtuara dhe hyrjen në qeveri; ndërsa me tunelet e Kukësit- për pesë ditë fitoi një kat në Sheraton. Dy vilat që iu dhuruan në vitin 2020 nuk dihet nga i erdhën… Tani Luli ka hyrë vetë në krim.

Kjo i është bërë shpatë mes mishit dhe lëkurës.

3.

Barra e fundit:

Advertisement

A do të mund ta mbajë Lul Basha, për herën e fundit, shpatën e vjetër? Kjo është çështja mbi të gjitha. Por drejtpërdrejt: A do ta heqë dot Basha doktor Berishën nga listat për deputet- e para. Kjo është shpata më e rëndë.

E dyta- a do të shkëputet dot nga partia e Ilir Metës? Kushti është njësoj siç ishte kur aleatët i treguan vijën e kuqe ku ndahej nga një ‘organizatë terrorizmi’. Aleatët e mëdhenj të vendit tonë e kanë vënë Lulin para provës. Nëse nuk ndodh që të largohen Berisha dhe Meta nga fusha e politikës, atëherë nuk do të ndodhë që edhe Luli të jetë në linjën pro- perëndimore.

Me provën fiton stabiliteti i vendit dhe modernizimi i politikës, ndërsa me humbjen- humb Luli. Sa për PD, ajo nuk pëson gjë më shumë; PD po pjesëtohet. Mund të mbeten ca gjurmë sa te Jozi, sa te Astriti, sa te Murrizi. Ndërsa bota tjetër më e përparuar ku filloi ‘demokracia 1990’ (Çeki, Poloni, Bullgari, Rumani) i ka harruar partitë që u krijuan në të njëjtën moshë me PD.

Ata popuj nuk e mbajtën shpatën e harruar në kurriz. Madje, në Pragën e Çekisë u shkrua tregimi i Kafkës mbi shpatën e harruar. Ai shkruan: ‘I gjori njeri që kishte lënë një takim me shokët, një ditë i çuditi të gjithë. “Ç’e ke atë që të rri pas qafe?’, e pyetën… Shpata ishte harruar aty që nga Lufta e Parë./fjala.al

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit