minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nikoll Lesi: Meta ka që në 2002 që s’sheh lekë me sy, po lufton si luan me mafien dhe bajlozët e Rilindjes

0
Nikoll Lesi: Meta ka që në 2002 që s’sheh lekë me sy, po lufton si luan me mafien dhe bajlozët e Rilindjes

Nikoll Lesi shkruan në gazetën e tij, se Ilir Meta po lufton si luan kundër mafies qeveritare dhe bajlozëve të Rilindjes.

Sipas tij, ai s’është hero, por një njeri i ndershëm, që ka që në 2002 që nuk sheh para me sy, pasi s’ka pasur gjë në dorë.

Shkrimi i Lesit

Kryeministri Rama krejt fushatën elektorale (edhe para saj) e ka bazuar në sulmin ndaj Presidentit Ilir Meta. Hedh ndonjë “shashk” kundrejt PD dhe kryetarit të selisë blu, por prapë merret vetëm me Ilir Metën. Krejt oborrin mediatik e financon me oligarkët për të krijuar një sulm të mirëinskenuar, gjoja me sondazhe të stërpaguara, aqsa flitet se këto ditë janë hedhur 4.8 milion euro në xhepat e kësaj kategorie, natyrisht sipas takatit mediatik të sejcilit mediapronar.

Advertisement

Ilir Meta, pavarësisht rezervave që mund të ketë sejcili, për momentin duhet përkrahur fort në nismën e tij si kryetar shteti, pasi po lufton i vetëm me një supër mafie qeveritare, me një grup oligarkësh që kanë marrë krejt buxhetin e shtetit peng, me grup criminal që bashkëpunon hapur me qeverinë Rama.

Ilir Meta nuk është një hero, por një njeri që është President Republike, e që po mban me njëmijë halle balancat e shtetit, që të mos përfundojë gjithçka në duart e Edi Ramës. Kryeminiëstri ka futur gjithçka në duar, dikton dhe drejton nga makina e tij si një Pasha turk; duke synuar një mandat të tretë, i cili nëse do realizohej do të kthente Shqipërinë krejtësisht në një vend të Amerikës Latine, ku qeveria dhe krimi mbretërojnë kudo e diktojnë jetën e qytetarëve.

Ilir Meta nuk ështe Shenjt, ai këtu jeton dhe nuk vjen nga dlirësia e përjetshme. Por sot ai po lufton që Shqipëria të shpëtojë nga llumi, nga mafia dhe nga kryerilandasi që don ta kthejë vendin në një tokë erdoganiste, ku Pasha i Surrelit, të shkatërrojë endërrën europiane të Shqipërisë.

Ilir Meta nuk ka pushtete ku firmoset apo qarkullon paraja që prej janarit 2002, pra tash 19 vite, ai gjendet në pushtet, por pa PUSHTET që buron para. Natyrisht ai ka patur LSI dhe pjesë të qeverisë, por ishte dikush tjetër që komandante qeverinë. Ishte Nano, më pas Berisha dhe tani Rama që kishin firmën dhë vulën.

Advertisement

Sot Ilir Meta lëviz nëpër Shqipëri. Dikush thotë për LSI, një tjetër për Shqipërinë dhe shumëkush thonë se “Presidenit po ndeshet me “bajlozët” e Rilindjes që vota të mos preket.

Dhe këtë duam, vota të mos preket, që grupet kriminale të pushtetit, të cilat janë gjallëruar këto ditë në Vlorë, Durrës, Elbasan, të zhbëhen e të mos ndikojnë në blerje votash.

Ilir Meta po përpiqet të ngrejë ndergjegjen e njërëzve që të shkojnë në votime.

Kaq duhet, vetëm të shkojnë e të votojnë!

Advertisement

Nëse populli do Sulltan, le ta gëzojnë edhe katër vite dhe të punojnë për oligarkët e Sulltanin e Surrelit!

Ilir Meta deri me datë 25 prill duhet mbështetur, fort, pasi ai po shërben vendit me lëvizjet e tij nëpër Shqipëri.

Me 26 prill nuk kemi më punë me Ilir Metën!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit