minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

O Lul, sondazhet nuk të bëjnë dot Kryeministër!

0

Nga Alfred Peza

Ndjehet në ajër dhe në realitetin virtual të rrjetit të gjerë global, një lloj dalldie propogandistike opozitare, që rreket të krijojë iluzionin se Lulzim Basha është në mazhorancë. E për rrjedhojë, pothuajse është një formalitet fakti, se pas 25 prillit ai do të jetë Kryeministër i Shqipërisë.

Është thjeshtë një operacion tipik marrëdhëniesh me publikun, për tia mbajtur ndezur flakën e shpresës militantëve, se këtë radhë pas 8 vjetësh në opozitë më në fund do ia dalin vërtetë. Më mirë se kushdo tjetër këtë lojë, di ta luaj Sali Berisha, i cili sot u shpreh se “siç e kanë dëshmuar pollet (sondazhet), aleanca opozitare është fituese. Ndaj kjo aleancë i duhet sot çdo demokrati, çdo anëtari të partive opozitare, çdo qytetari”.

Është fjala për një sondazh qesharak të organizuar nga vetë njerëzit e PD, të cilët e transmetuan në median pranë tyre, ku nxirrnin fitues të zgjedhjeve Lulzim Bashën. Të gjitha sondazhet e tjera, të realizuara edhe nga mediat sërisht pranë PD dhe LSI, nxjerrin fitues PS dhe Kryeministrin Edi Rama. Pa llogaritur këtu sondazhe të tjera më profesionale, që e konfirmojnë bindshëm këtë gjë.

Advertisement

Pra kemi të bëjmë me një sondazh opozitar që e kanë shpikur vetë, e kanë publikuar vetë, e kanë promovuar po vetë dhe tani kërkojnë që gjithë të tjerët ta besojnë këtë gjë e ta marin si të mirëqenë. Edhe në këtë rast, po shfrytëzohet e njëjta teknologji, që përdoret për prodhimin e fake news-eve. Sajohet një lajm fake, që hidhet më pas në një adresë fake, për tu rimarë dhe shpërndarë si e vërtetë duke cituar si të besueshme diçka që e shpikën po vetë.

E gjitha kjo situatë groteske, me sondazhe fake, dëshmon për dy gjëra:

E para, se opozita jonë është në një hall shumë të madh, për shkak të mungesës reale të mbështetjes popullore. Ndaj nëse futeni në rrjetet sociale, do ju dalë prej orësh përpara, një postim i këtij sondazhi fake i sponsorizuar nga Lulzim Basha. Nëse mbështetja popullore për të do të ishte reale dhe ai do të ishte një fitues i vërtetë, kadidati për kryeministër i opozitës, nuk kishte pse të hidhte para për ta shpërndarë këtë postim.

E dyta, pasi të humbin zgjedhjet dhe PS të fitojë mandatin e saj të tretë qeverisës, Lulzim Basha dhe Sali Berisha po kërkojnë që tani të kenë nesër një alibi për tu justifikuar përballë mbështetësve të vet dhe për të gjetur sërisht një sebep të ri politik, kundër Edi Ramës.

Advertisement

Është një lojë e vjetër, sa vetë opozita e gjitha kjo, ndaj askush nuk e ka marrë seriozisht. Memet janë shtuar këto kohë edhe më shumë për Luli Bashën, humori në rrjet gjithashtu, në përpjestim të zhdrejtë me rënien e mbështetjes popullore për, të sa më shumë i afrohemi 25 prillit.

O Lul, mos u lodh kot. Se shqiptarët të japin ujë me bisht të lugës edhe ty, siç i kanë dhënë Sali Berishës sa herë që i ka humbur zgjedhjet këto 30 vjet. Ndaj mësoje njëherë e mirë se: Sondazhet nuk të bëjnë dot Kryeministër, o Lul!

Facebook Twitter Google+

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit