minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Njëherë të vetme fol për Jetën! Edhe vdekja ndjehet e frkësuar, aq shumë e përmend

0

Nga Edmond Arizaj

Dashua flet vetem per Vdekjen. Cdo mengjes, lajmet e para qe lexon, te perhapura me pasion dhe eksitim nga portalaret, jane mbi parashikimet e Dashos sa do vdesin nga Koronavirusi, si do vdesin, pse do vdesin, kush e ka fajin qe do vdesin, cfare duhet bere qe te mos vdesin…

Nuk ka asnje fjali te Dashos qe brenda te mos kete Vdekjen a te mos e nenkuptoje ate. Madje edhe kaloresi i kalit te zbehte, vete Vdekja dmth, duhet te ndihet e frikesuar se mos i ze vendin Dashua, pasi ndonje dite edhe ajo e ben pushim, Dashua jo.

Edhe eshte mjek (sic e prezantojne)! Detyra e tij e pare, eshte ta luftoje vdekjen, kudo. Dashua vetem e ndjell. Detyra e tij e dyte, eshte te ndihmoje njerezit. Dashua vetem i trysnon nen ankth, frike e depresion. Beni nje eksperiment.

Advertisement

Shetisni nje ore pa e ulur koken mbi telefon.

Pa lexuar asgje. Pavaresisht se do vereni rrugeve plot njerez gjysem te mumifikuar me pelhura ne fytyre, maska (une jam kunder vendimit qe maska duhet mbajtur kur ecen), ata duket qe jetojne, nxitojne per diku, gezojne me dike, qeshin. Pandemia nuk i ka shkelur me kembe.

Tani, pas nje ore uleni koken, lexoni pese minuta titujt e portaleve: Vdekje, vdiq, te vdekur, do vdese, mijera te vdekur, tmerr nga vdekjet, alarm vdekjesh, Dasho paralajmeron rritje vdekjesh…

Sepse do jete dhe Dasho aty dikund. Njesoj si ai i pari i OBSH, qe prej nente muajsh sa here del vetem nxin duke lajmeruar edhe ai me keq, me keq, me keq.

Advertisement

Kur duhet te ishte duke dhene llogari per cfare dreqin i ka marre miliona e miliona, kur ne diten qe na duhej OBSH ajo u kthye ne OJF.

Dhe jemi ende ne nentor, ne kohe me Diell…Dasho eshte perfaqesuesi tipik i tmerrndjellesve. Ka plot te ngjashem. Te tille te paskrupuj, qe nuk mendojne se pasojat qe po shkaktojne aktualisht ne nje vend qe nuk eshte as Gjermani, as USA, as Itali, mund te jene te pariparueshme per shume kohe.

Mund te kene te drejte me qasjen e tyre? Absolutisht mund. Por beteja nuk duhej bere sot qe te gjithe luftojme tjeter beteje. Aq me pak mund te luftohet me flamurin e Vdekjes.

Sot eshte beteja per Jeten. Ndonjehere dyshoj se keta ne Shqiperi e ne Bote, paguhen nga firmat farmaceutike, pikerisht per ngritjen e nivelit te panikut, qe shume shpejt do te perkthehet ne miliona e miliarda leke te shpenzuara per qetesues e kura kunder ankthit e depresionit, pervec atyre te shpenzuara deri tani e pak me vone.

Advertisement

Apo me keq, deri ne largimin me dashje nga jeta. Koleget e mi jane duke e ndihmuar fort Dashon dhe Deshte e ngjashem. Me apo pa dashje, nuk ka rendesi; e para eshte poshtersi, e dyta paaftesi, te dyja te denueshme. Eshte gati i neveritshem eksitimi ne transmetimin “ekskluziv” te “viktimes se rradhes nga koronavirusi”.

Apo numerimi i ambulancave qe hyjne e dalin (si nuk u interesuan gazetaret e stacionuar ne “vendin e ngjarjes”, ne keta muaj ka pasur ndonje urgjence me apandesit te plasur?) Aq me shume jo filtrimi i njerezve qe shfaqen ne ekrane.

Idiote patologjike, delirante, mistike, arriviste, pragmatiste te paskrupuj, kjo kohe e cmendur mund te nxjerre plot te tille, por a eshte e ndershme (s’me duket se ka ndonje gje profesionale, as informuese) qe vetem per shikueshmeri dhe perfitim, te trysnosh me frike, te fusesh panikun ne nje mase aq te gjere njerezish, sa sot eshte e veshtire te gjesh dy persona rresht qe ta dine se mbi 90 perqind e te prekurve, NUK do te shkojne kurre ne spital per shkak te korones.

Por ama, mund te gjesh dy e me shume, qe krejt ne padije, por bazuar mbi friken e vdekjes perhapur nga Deshte dite pas dite, i fusin trupit kura me antibiotike, e sapo i ze nje kolle nisen direkt ne dere te mjekeve, atyre mjekeve “qe te vdesin me pahir”.

Advertisement

Cfare llahtarie po futet ne mendjet e njerezve! Per shkak te asaj qe degjojne e lexojne, mund te besojne qe mjeket jane te derguarit e Torkuemades dhe vec presin sa t’u bjere dikush ne dore per ta torturuar deri ne vdekje. Cfare palacolleqesh! Mbi kurriz te te vetmeve njerez qe po sakrifikojne me te vertete.

Dhe te mos guxoje kush te thote se po bejne punen per te cilen paguhen. Nuk eshte kjo puna per te cilen paguhen. Sepse kjo ndodh njehere ne 100 vjet…Por a e dini qe edhe ata kane frike. Po, po. Ata qe po u ezaurohen fuqite e trupit nga perballimi me semundjen dhe fuqite e mendjes nga perballimi me keqdashesit dhe shpirtzinjte, kane frike.

Jo nga virusi. Por nga ndonje infeksion epidemik a endemik bakterologjik i mevonshem (shpresoj ta kem artikuluar drejt nga ana mjekesore), per te cilin, antibiotiket qe sot po i pime si karamele nga frika qe na injektojne, nuk do bejne me efekt.

Beji bashke me panikun, stresin, ankthin, depresionin qe i shumefishuam ne 30 vjet dhe ngritem ne katror pas termetit. Shtoji dhe semundjet “normale” te tensionit, zemres, diabetit, mushkerive…

Advertisement

Ja pra, ku hipem te gjithe bashke ne kalin e zbehte. A thua, pas pandemise, qe sigurisht do mbaroje nje dite, nuk do kete me Jete.

PS: Kam nje respekt maksimal per nje mjek te ri me mbiemer Alimehmeti (ndjese se s’po ja kujtoj emrin). Nje profesionist i vertete. Edhe kur thote se duhet patur kujdes, nuk uleret “do rriten vdekjet”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit