minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nxirrini frikën presidentit

0

Nga Dritan Hila

Në një prononcim pas vizitës në Vlorë, presidenti Meta deklaroi se nuk është i shqetësuar por duhet të tmerrohen ata që mendojnë se do bëjnë tërmet në Vlorë. Aludon me udhëheqësin e fushatës për këtë qark, Damian Gjiknurin, dhe thënien e tij në përgjime se fitorja e socialistëve në Dibër ishte “tërmet”.

Ilir Meta nuk njihet për frikacak. Në fakt gjithmonë ka pasur pas krahëve PS-në ose PD-në kur bënte të fortin. Gjithsesi nuk ngjan natyrë që trembet kollaj. Vetëm se këtë rradhë po tregon shenja frike. Kërcënimet e tij, më shumë se për të trembur Ramën, ngjajnë me këngën e atij që kalonte natën në pyll. Dhe ka të drejtë. Makineria e PS-së i është sulur si asnjëherë që ta shkërmoqë.

Ndërkohë PD-ja duket sikur nuk e ka mendjen në betejën e aleatit të saj, dhe kjo për faktin se më shumë se aleancë organike ajo mes PD-së dhe LSI-së, ka qenë mes Berishës dhe Metës. Vetë LSI-ja nuk duket në ditët më të mira të saj.

Advertisement

Tashmë në LSI nuk ka një themelues të saj. Po ikën edhe skalioni i dytë i saj i përfaqësuar në emrat e Nasip Naços, Lefter Kokës apo Ylli Manjanit. Dhe me emra të tjerë të panjohur, që janë rradha e tretë e kësaj partie, ditët e mira të saj janë larg. Mbledhjet fshatrave me njerëz anonimë, e ulin më tej nivelin edhe kështu të cfilitur të LSI.

Ndaj kërcënimet e Metës më shumë se të fusin frikën, tregojnë frikën e tij se mos ndodhet i vetëm pas 25 prillit. Ky vend ka parë ‘97-ën, ndaj është e vështirë që ta trembin pesë të fortë që i tremben edhe inspektorit të Tatimeve; ashtu sikurse ka të freskët dy vjetët e fundit ku politika e forcës dhe kërcënimeve mori në qafë jo vetëm LSI-në dhe PD-në, por tregoi qartas se më tepër se kaq nuk ka çfarë bën as Meta e as Berisha. Janë të lodhur. (dritare.net)

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit