minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pandemia dhe paketa opozitare me raki dhe hudhra

0

Nga Dritan Hila

Dje Lulzim Basha ka folur për pandeminë dhe masat që do të marrë më 26 prill kur të jetë kryeministër.

Pak si vonë. Në 26 prill ka vdekur ose gomari ose i zoti, thonë tironsit.

Tani që flasim, pandemia është në ditët më të këqija të saj. Mjekët thonë që jemi në fazën që ishte Italia një vit më parë. Kapacitetet spitalore janë në maksimumin e ngarkesës dhe mjekët në skajet e stresit. Në prill, vaksina dhe moti do bëjnë të vetën dhe vala e infektimit do të bjerë, ndaj Basha mos të lodhet që të bëjë plane fantazmë.

Advertisement

Ndërkohë ende nuk kemi dëgjuar një kërkesë faljeje nga opozita. Njerëzit e kanë memorien e shkurtër, por jo aq të shkurtër kur bëhet fjala për vdekje dhe sëmundje.

Ne nuk mund t’i harrojmë daljet e Monika Kryemadhit pa maskë; recetat e saj me hudhër e raki; marrjen në mbrojtje nga presidenti të çekuilibruarve mendorë të Aleancës Për Teatrin, apo kryqtarëve të fandaksur antisoros që shkelnin rregullat e karantinës; delegjitimimin e sistemit spitalor duke bërë që njerëzit të shkonin aty vetëm kur ishin në fund të jetës; sikurse rekomandimet e pa bosht të liderëve të opozitës që mjafton të thoshin të kundërtën e asaj që thoshte qeveria dhe kjo quhej ekspertizë.

Ende sot vazhdojnë sulmet ndaj komitetit të ekspertëve për diskretitimin e tyre profesional dhe moral, duke iu sulur nga politikanë të radhës së dytë e deri tek çakejtë e rrjetit. Të gjithë jemi dëshmitarë sesi oferta e djeshme dhe e sotme për ndihmë ekonomike ndaj qytetarëve dhe bizneseve që propozon opozita është jashtë mundësive ekonomike të vendit. Nuk vlen tek ne shembulli as i Maqedonisë, pasi Maqedonia nuk u destabilizua politikisht dhe as pati tërmet si ne.

Një opozitë e përgjegjshme nuk do këpuste broçkulla paketash pasi kushdo që di tabelën e shumëzimit deri në dhjetë e di që ekonomia shqiptare është në tendosje të pashembullt.

Advertisement

Një opozitë e përgjegjshme do të denonconte depot farmaceutike që spekulojnë me çmimet e antiviralëve dhe antibiotikëve, por nuk e bën dot këtë kur merr zarfin për vete. Përçartjet për marrjen e parave oligarkëve, janë për net dimri dhe jo ditë pranvere.

Një opozitë e përgjegjshme nuk ju hakërrehet policëve që zbatojnë masat e karantinës por i del në krah atyre; që këmbëngul çdo ditë që shteti të vendosë distancimin në kafene e restorante, dhe jo të bëjë sherrbudallenj duke u habitur pse po rritet kaq shumë numri i infektimeve.

I vetmi veprim i përgjegjshëm i opozitës do të ishte që të dilte në krah të qeverisë dhe ofronte përkrahjen e saj politike dhe sigurinë se nuk do të spekulonte me pandeminë për të mbledhur vota. Por këtë nuk mund ta bëjë sepse prej një viti pandemia është e vetmja shpresë që ka për të thyer qeverisjen e majtë.

Sot opozita kërkon mbyllje, pasi e di që kjo do të çojë edhe në kolaps ekonomik dhe bashkë me dramën e pandemisë do ta dërmojë politikisht qeverinë e majtë duke sjellë opozitën laramane në pushtet. Sikurse qeveria e di se jemi në kushtet kur sistemi spitalor është në maksimumin e kapaciteteve hoteliere dhe defiçencën e resurseve njerëzore por nuk ka mundësi të mbyllë vendin as nga pikëpamja ekonomike dhe sepse kjo do ti dhuronte pushtetin në tavolinë opozitës. Ndaj zgjidhja e vetme është që secili të kujdeset për veten, të ruajë distancat dhe të zbatojë rregullat sa të mundet. Është e vetmja rrugëdalje për jetët tona. /dritare.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit