minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pëllumb Xhufi zgjidhet Kryetar i seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike të Akademisë së shkencave dhe dy fjalë për reformën «Gjinushi» në ASH

0

Nga Ilir Yzeiri

Në mbledhjen vjetore te datës 29 janar të këtij viti, Asambleja e ASH-së në një nga pikat e rendit të ditës kishte edhe zgjedhjen e kryetarit të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike. Me vota të njëzëshme (39) dhe një abstenim, në këtë post u zgjodh akademik Pëllumb Xhufi.

Pëllumb Xhufi është një nga historianët dhe intelektualët e dalluar të kohës sonë me një veprimtari shkencore të madhe, me botime të shumta brenda e jashtë vendit. Mirëpo, deri para disa muajsh, ai nuk ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për shkak edhe të klimës së krijuar dhe rregullave te paplota në zgjedhje të krijuara nga “reforma” e mëparshme e nxitur politikisht, reformë kjo që për pak e shkatërroi dhe e deligjitimoi këtë institucion, ashtu siç ndodhi edhe me shumë institute që funksiononin pranë ASH-së, pasoja të cilat qenë paralajmëruar nga vetë antëtarë të Kryesisë e të Asamblesë së ASH-së të asaj kohe.

Në vitin 2019, Asambleja e Akademisë së Shkencave, e cila për disa vjet kishte mbetur pa Kryetar e Kryesi, ndërmorri reformimin e saj e, në këtë kuadër, u vu në lëvizje dhe shpalli kandidaturat nga brenda saj për zgjedhjen e kryesise se re. Ndër akademikët që shpallën kandidaturat për anëtarë të kryesisë, për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm, kandidoi akademik Skënder Gjinushi.

Advertisement

Jo vetëm për mua, por edhe për shumë të tjerë si unë që janë pranë botës së letrave e të shkencës, kandidatura e zotit Gjinushi u çmua si më e gjetura. Dhe koha tregoi se të gjithë ata që mbështetën kandidimin e tij dhe zgjedhjen në krye

të Akademisë së Shkencave, kishin pasur të drejtë. Në pak më shumë se një vit Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka ndryshuar rrënjësisht.

Si njohës i thellë i ligjit dhe si shtetar me përvojë, që në fillim, z. Gjinushi punoi ne drejtim të grupit për ndërtimin e ligjit të ri për Akademinë e Shkencave dhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 53/2019, tashme si drejtues i ASH-së punoi për plotësimin e kuadrit nënligjor që rregullon funksionimin e Akademisë. U hartua dhe u miratua statusi i ri. U hartuan dhe u miratuan rregulloret për politikën botuese, për dhënien e çmimeve shkencore (për herë të parë është themeluar çmimi « Buda » për kërkuesit e rinj dhe çmimi « Meyer-Pedersen- Jokli » për albanologët e huaj), për ceremonialin si dhe per administratën. Të gjitha këto mundësuan realizimin e reformës mbi rregulla të përcaktuara qartë.

Një nga drejtimet kryesore te reformës ishte rifreskimi i Akademisë nëpërmjet pranimeve të reja. Për herë të parë Asambleja e Akademisë u zgjerua me 8 anëtarë të rinj që morën titullin « Akademik » dhe « Akademik i asociuar », nëpërmjet një procedure me pjesëmarrjen e strukturave dhe specialistëve nga shkollat e larta, ndërsa studiuesit e njohur Ardian Vehbiu dhe Ardian Ndreca u zgjodhën « Anëtarë të Jashtëm » të Akademisë së Shkencave, status që përcaktohet për herë të parë në ligj, se bashku me shkencetaret e njohura shqiptare Fioralba Cakoni e Mira Mezini, e maestro Eno Koço. Ndër antaret e rinj, e ne saj të statutit të ri, u zgjodhen pesë femra.  Kështu, radhët e Akademisë u shtuan me studiues të shquar si Genc Sulçebe, Mimoza Hafizi, Kristina Jorgaqi, Artan Boriçi, Ilia Mikerezi, Ardian Civici, Rajmonda Bualjoti, Ilirian Malollari dhe Pëllumb Xhufi, që punojnë brenda vendit. Pozitive ishin dhe avancimet ne titull të akad të asoc. Arjan Durrësi, Nestor Tereska, Shaban Sinani e Ilirjan Malollari.

Advertisement

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i reformës, që u krye në Akademi brenda një viti, ishte parashikimi me ligj i krijimit te komisioneve pranë seksioneve. Kështu u ngritën 9 komisioneve të përhershme shkencore. E reja në këtë lëmë ishte se ligji

i ri mundëson që në këto komisione, sipas fushave të veprimtarisë, mund të zgjidhen edhe anëtarë të jashtëm joakademikë, e pikërisht sot në to ka 48 akademikë e reth 83 profesorë e doktor shkencash nga shkollat e larta, çka përbën një hapje reale të ASH-së ndaj komunitetit arsimor e shkencor. Le të sjellim në vëmendje me këtë rast, ndihmesën që dha dhe jep ende Komisioni i Mjekësisë i ASH-së sidomos në muajt mars, prill e maj të vitit të kaluar kur pandemia po përhapej me shpejtësi. Intervistat në media, puna e tij në përbërje të grupit për pandeminë pranë ASH-së, idetë e tij për ndërmarrjen e studimeve konkrete, por sidomos puna e anëtarëve të këtij komisioni në ballë të pandemisë në spital e bënë këtë komision që të ishte në qendër të vëmendjes së opinioit publik, ashtu sikundër buletinet për përhapjen e pandemisë dhe projeksionet që kryheshin nga anëtarë të komisioneve te mat-informatikes që ndodheshin brenda e jashtë vendit në institucione të shquara shkencore, paraqitën një gjendje reale të kësaj pandemie dhe e vunë dijen në shërbim të jetës.

Përveç Komisioneve, reforma « Gjinushi » nxiti dhe realizoi edhe ngritjen e njësive kërkimore-shkencore, një tjetër parashikim e mundësi ligjore e reformës. Deri tani janë ngritur 5 të tilla : NanoAlb që drejtohet nga shkencëtari i njohur prof. Arben Merkoçi, Njësia për risqet sizmologjike që drejtohet nga profesori i mirënjohur prof. Shyqyri Aliaj. Njësia e biogjenetikës me akademikët E. Kongjika, G.Sulçebe e I. Mikerezi. Njësia e Inteligjencies Artificiale, me akad. Neki Frashëri e Arjan Durrësi, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Indianopolisit në SHBA, si dhe Njësia e Energjisë së rinovueshme me akad. I.Malollari që jane në proces. Po ashtu, jane ne proces themelimi dy institute shkencore virtuale, Insituti i fizikës dhe ai i matematikës, të ideuara nga akad. Mejdani, Hafizi e Boriçi, përkatësisht akad. Petro e Cakoni

Strukturat e ngritura kanë treguar tashmë efektivitetin e tyre. Komisioni i Mjekësisë në bashkëpunim me njësinë e biogjenetikës dhe ai i inxhinierisë ne bashkëpunim me njësinë e sizmologjisë kanë kryer dy studime të rëndësishme gjatë këtij viti. I pari, ai i testimit të imunitetit të fituar përmes testeve sereologjike ka patur e ka për qëllim identifikimin e nivelit imunitar të fituar në popullatën e

Advertisement

vendit. Të dhënat e fazës së parë u paraqitën dhe studimi po vijon në fazën e dytë. Ndërsa njesia e gjeofizikës e komisionit të inxhinjerise kanë punuar për futjen e Eurokodit 8 në ndërtim dhe luajtën një rol të ndjeshëm informues në kohën e tërmetit të vjetshëm përmes konferencave kombëtare dhe euroballkanike që organizuan.

Reforma e re, hapësirat që ajo krijon nëpërmjet ngritjes së strukturave të mësipërme, i dhanë Akademisë mundësinë për t’u vendosur në pozicionin e duhur për kryerjen e misionit strategjik të saj : ngritjen cilesore të zhvillimit të shkencave albanologjike. Per realizimin e këtij misioni, pranë ASH-së do të ngrihet qendra e botimeve albanologjike e enciklopedike.

Zhvillimet e një viti krijuan kushtet që ASH-ja të ndërmarrë disa priorite e angazhime konkrete madhore per vitin 2021, qe as mund të mendoheshin para fillimit te reformes.

Duke pasur si prioritet sui generis konsolidimin e shkencave alabnologjike, ASH-ja së bashku edhe me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë ndërmarrë detyrën për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare, Fjalorit të madh të Shqipes dhe Historinë e Shqiptarëve.

Advertisement

Kthimi gradual i njësive të reja kërkimore të ngritura pranë ASH-së në qendra të kërkimit elitar,si dhe riorganizimi i instituteve dhe agjencive që punojnë në fushat e gjeoshkencës, klimës, ujit, fizikës bërthamore, energjisë me synim kalimin e disa prej tyre pranë Akademisë së Shkencave, janë dy prej angazhimeve kryesore në zbatim të reformës.

Ndërkohë gjatë vitit 2021 parashikohen një sërë aktivitetesh shkencore të rëndësisheme që kulmojnë me Kuvendin Ndërkombetar të Albanologjisë dhe Kongresi Botëror i Nanoteknologjisë.

Ndaj edhe zgjedhja e zotit Xhufi në krye të një prej Seksioneve më të rëndëshme të Akademisë është jo vetëm një zgjedhje e qëlluar, por tregon se Akademia e Shkencave është hapur dhe ka krijuar një frymëmarrje të gjerë për të gjithë shkencëtarët e njohur dhe me emër. Ndërveprimi i ASH-së me insitucionet e larta arsimore e shkencore në vend, marrëveshjet dhe bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, lidhjet me Akademitë rajonale e ato botërore, i kanë dhënë këtij insitucioni një pamje të re. Në vetëm një vit veprimtaria dhe punët e Akademisë së Shkencave janë bërë pasuri e ligjërimit publik në vend.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit